Zbulohen tradhtarët e Grupit të Kumanovës, ja emrat

0
435

Gazetari Zoran Bozhinovski, i cili në portalin e tij “Bure vesnik” publikon informacione sekrete dhe biseda të përgjuara, kessaj radhe ka publikuar edhe një informacion se kush ka tradhtuar grupin e Kumanovës, në “Lagjen e Trimave”, transmeton Almakos.

Bozhinovski thotë se informacionet i ka siguruar nga disa të punësuar në polici, kurse në mesin e atyre që kanë tradhtuar grupin e Kumanovës, të gjithë janë nga dega e BDI-së në Çair. Disa prej tyre janë avancuar në poste për shkak të kontributit që kanë dhënë duke tradhtuar Grupin e Kumanovës.

Arif Asani: I kamufluar si Patriot!

“Arif Asani, zëvendësdrejtor aktual në MPB, pozitë në të cilën është emëruar nga ministri Mitko Çavkov, pikërisht për meritat në dhënien e informatave për lëvizjen e grupit nga Kosova dhe një informatori të infiltruar brenda grupit.

Mirëpo informatori ka luajtur rol të dyfishtë, ka manipuluar me informatat dhe u ka dhënë gjurmë të rrejshme shërbimeve. Ai drejtpërdrejt mban përgjegjësi për policët e vrarë dhe të lënduar.

Para dhjetë ditëve, në shtëpinë e tij është vendosur mjet eksplodues kurse kjo informatë është fshehur prej opinionit dhe është bë presion ndaj mediumeve që kjo të mos publikohet.

Mariçe Markova(e njohur në MPB për mbajtejne fotografis të Sahso Miajllokvit në murin e zyrës së saj, inspektor kryesore në sektorin për mbikëqyrje kufitare. Ajo nuk është interesuar aspak për sigurinë e shteti dhe qytetarëve, por vetëm kriminaliteti i tyre dhe reketi që u sjell fitime të mëdha personale.

Ejup Halimi: I lidhur ngushte me Grupet qe luftuan ne Zonen e Kumanoves 2001

Po ashtu ka përgjegjësi edhe Memet Halimi, inspektor në Sever, i cili i ka keqpërdor pozitat që i ka në qeveri vëllavi i ti Ejup Halimi, i punësuar në sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit.

Ejup Halimi është njoftur shum mirë dhe ka bashkëpunuar me udhëheqësit e grupit në Lagjen e trimave dhe ju ka dhënë informata të dozuara dhe të balancuara për të arritur efekt të dyanshëm, t’i fusë në Maqedoni që ta kryejnë sulmin, por edhe ta dijë se kur do të bëhet sulmi, sa do të jenë dhe ku do të lëvizin dhe me pas te vriten ose arrestohen.

Ejup Halimi ka marrdhenje te mira me Grupe te Zones së Dukagjinit që Luftuan në Zonen Operative në Kumanove e rrethininen e Shkupit 2001, Halimi shftyzoi keto lidhje të 2001, per te bindur Grupin te hynin ne Maqedoni, gjegjsisht në Kumanove.

Këto informacione ju kanë dashur për interesat e BDI-sëÇ të manipulohet me to në opinion, që të tërhiqet vëmendja nga bombat shkatërruese të Zaevit.

Informatat prej Ejup Halimit i janë dashur Grupit të BDI-së, për neutralizim të grupit, që ka qenë e rrezikshme dhe e dëmshme për interesat e BDI-së në Çair për shkak të raporteve të këqija me Beqir Hasanin. Inspektori Memet Halimi dhe vllai i tij Ejup Halimi jan kushërinj me Beqir Asanin dhe prej atij kan marrë instruksione se si të sillen në këtë rast.

Bekir Asani dhe Mirsad Ndreca

Bekir Asani njihet ne Shkup si perfitues i madh i Luftes dhe tejet i Korruptuar, njeri shume i afert i Klanit të Çairit që udheheq Musa Xheferi i BDI-se.

Mbi të gjithë ata është ministri Çavkov, i cili i ka lejuar të manipulojnë me MPB, kurse në fund ju ka paguar edhe shpërblime të majme nga buxheti i Shtetit.

Duhet të ndriçohet edhe roli në MPB i Nazif Bushit, që të merret vesh a është informator i ministrit Çavkov ose është kriminel i thjeshtë që i ndihmon në biznesin privat krimine, duke shfrytëzuar resurset e MPB-së.

Te gjithe keta punuan dhe vepruan që Grupi i Armatosur të futet në Kumanove dhe me pas te arrestohen por plani deshtoi dhe per ti arrestuar dhe sefundi u vrane 8 Police dhe mese 40 u plagosen kurse 10 Shqiptar të grupit u vrane dhe mese 40 u arrestuan ku sot Gjykimi i tyre po mbahet me dyer të mbyllura dhe larg opinionit për mos te kuptuar se qfar ne te verte ndodhi ne ate Lufte 24 oresh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu