Zbulohen tre spiunë kandidatë për këshilltarë, njëri është shqiptar

0
344

Shkup, 1 mars – Lustratorët kanë zbuluar tre të dyshuar si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, të cilët ishin kandidatë për këshilltarë komunal në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars.

Edhe pse kryetari i Komisionit lustrues, Tome Axhiev ditë më parë tha se nuk është zbuluar asnjë spiunë, gjatë ditës së sotme është njoftuar sërish se pas kontrollit plotësues është zbuluar se tre kandidatë ishin bashkëpunëtorë.

Jozyrtarisht “Zhurnal” mëson se në mesin e spiunëve ishin zbuluar nga një kandidat nga VMRO-DPMNE, nga PDSH dhe nga lista të pavarura.

Nesër do të mësohen emrat e kandidatëve të cilët ishin bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu