Zbulohet dhe zyrtarizohet koalicioni KGB- (SVR) – UDB-

0
428

Shkruan: Isa Mulaj

Komploti publik kundër Kosovës !

Qëllimi i këtij hulumtimi është që me dëshmi zyrtare t’i bëhet e njohur opinionit publik vendorë e ndërkombëtarë, rreth një komploti pak a shumë publik kundër Kosovës. Përveç kësaj, ky hulumtim i adresohet EULEX’it meqenëse ai ka ngritur shqetësimet për disa politikanë pse ata figurojnë në listat për poste në Qeverin e arshme përkatëse kur dyshohen se kanë bërë vepra penale.

Dyshimet janë diçka tjetër, të cilave u referohet EULEX’i në krahasim me të bëmat faktike të disa politikanëve, të cilët figurojnë si emra të ri në dy parti politike.

 

 

Trinomi mafioz: Behgjet Pacolli, Muhamet Mustafa dhe Isa Mustafa

 

 

Për me tepër, është mjaft shqetësues fakti se këta emra të ri, shumica ish’funksionarë komunistë dhe spiunë të UDB’së kanë përgatitur planin kundër Kosovës me ndihmën e mafisë ruse dhe serbe. Për çudi, mediat e Kosovës, qofshin elektronike apo të shkruara, po heshtin rreth planit publik të këtyre njerëzve të shpërndarë në dy parti politike. Ende nuk dihet arsyeja e heshtjes që mund të jetë, ose e qëllimshme, nuk janë të informuara, nuk guxojnë, ose janë nën kontrollin e kësaj mafie. Nuk është aspak çudi pse raporti i Reporterëve pa Kufij tregon se liria e mediave në Kosovë ka shënuar rënien më drastike prej vitit 2009 kur ishte në vendin e 58’të, në vendin e 92’të në vitin 2010. Padyshim se në këtë renditje ka ndikuar dukshëm edhe heshtja ose censura e mediave ndaj komplotit special të mafisë ruse dhe serbe në dy parti politike të Kosovës për zgjedhjet e ardhshme, të cilat u caktuan më 12 dhjetor 2010.

Të gjithë ju që mendoni, apo dikush u thotë, se ky apo ai shkrim bëhet gjatë fushatës së zgjedhjeve, duhet ta keni parasysh seriozisht një fakt: A e dini se sa janë duke na helmuar partitë politike me propaganda këtyre ditëve? Sigurisht se e dini, dhe kjo nuk është hera e parë që përballeni me propaganda të tilla (të cilat ju i quani thjeshtë “rrena”). Atëherë dorën në zemër dhe bëni vetes këtë pyetje: A është në rregull që partitë politike të na bombardojnë përditë dhe gjithkah me këso rrena, ndërsa ne të jemi aq indiferent deri në absurd për të mos pyetur dhe demaskuar këto rrena sadopak? Më e tmerrshmja ndër të gjitha duket kur partitë politike dalin dhe e gënjejnë opinionin duke e shantazhuar se këto që i shkruan ti, unë, filani, e fisteku qenkan inkurajuar nga dikush me këtë apo atë qëllim. O lexues i nderuar, a ia vlen që ne t’i kapërdijmë rrenat e kulluara dhe komplotet e partive dhe t’i mbyllim sytë dhe gojën përballë realitetit? Ti me siguri thua: Kurrsesi jo, qofshin ato gënjeshtra që vijnë nga babai, nëna, vëllau, motra, djali, vajza, apo kushdo qoftë i afërm imi. E sikur gënjeshtrat të vijnë nga grupet kriminale vendore dhe të huaja, cila do të ishte arsyeja nëse ti del në krah të tyre dhe mundohesh t’i mbrosh?

Ja se nga çka është nxitur kjo analizë:

Nga bombardimi masiv me propagandë dhe rrena i disa partive politike, dhe komploti i tyre mercenar. Duke e hulumtuar vlefshmërinë e këtyre propagandave, për shkak se jemi të bombarduar nga to, vendosa të kërkoj evidencë nga realiteti dhe më doli diçka tjetër, ose veprimet e tyre konkrete në realitet më dolën krejtësisht në kundërshtim me ato që propagandojnë disa parti politike. Prandaj po i bëjmë publike ato që vërtetohen si vepra, se premtimet në formë të rrenave çka do të bëjnë në të ardhmen tanimë nuk i bëjnë kujt përshtypje, ndonëse duhet marrë me shqetësim të madh kur prapaskena konkrete është krejt ndryshe. Prandaj lexues i nderuar, sa herë disa kriminelë dhe mercenarë politik u thonë: “Kjo është nxitur nga ky shkak, është për këtë qëllim, është propagandë”, etj., ti veç i merr faktet dhe ia përplasë turinjve atij që të thotë kështu, dhe ti i thua atij: “çka i thua ti kësaj”? Ti lexues i nderuar nuk ke nevojë të besosh se çka them unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata/ato. Duhet të bazohesh në vërtetimin e gjërave me evidencën që ekziston, dhe atë ua përplas turinjve atyre që po të gënjejnë me premtime politike, dhe u thua rrencave politik: Le t’i çka thotë filani e fisteku, por më trego çka i thua ti këtyre fakteve?

 

1. Çka është mafia ruso – serbe dhe si përfaqësohet

dhe funksionon ajo në Kosovë?

 

Termi Mafia Ruse ose “Russkaja Mafija” (në rusisht Русская мафия – Sh.B) i referohet një grupi të fuqishëm mafiozësh me bazë në Rusi dhe me ndikim të konsiderueshëm nëpër shumë vende të botës në veprimtari të ndryshme, në mes tjerash, tregti ilegale, kontrabandë të armëve, trafikim droge e qeniesh njerëzore, dhe shpëlarje të parave. Origjina e kësaj mafie rrjedh nga shumë oficerë të ish KGB’së (Komitet Gosudarstvenoj Bezopasnosti – Komiteti i Sigurimit Shtetëror), ( rusisht: Комите́т Госуда́рственной Безопа́сности (КГБ) dhe Руководство КГБ СССР – Sh.B) duke përfshirë (sipas Aleksandër Litvinenkos, spiunin dezertor të ish-KGB’së) edhe kryeministrin aktual të Rusisë Vladimir Putin, i cili në një kohë ishte përfshirë në krim të organizuar dhe fshehjen ose kamuflimin e trafikimit të drogës nga Afganistani. (Lexoni: Putin’s Career Rooted in Russia’s KGB – Sh.B) Gjatë kohës së komunizmit ose ndërmjet vitit 1985-1990 Putin ishte i vendosur si agjent i KGB-së në Dresden të Gjermanisë Lindore. Një pjesë e KGB’së pas rënies së Bashkimit Sovjetik u trashëgua në Rusi si SVR (Sluzhba Vneshnej Razvedki – Shërbimi Informativ i Jashtëm) për spiunim jashtë Rusisë, dhe pjesa tjetër si FSB (Federal’naya Sluzhba Bezopasnosti – Shërbimi Federal i Sigurisë) që merret me sigurinë e brendshme të Rusisë.

 

UDB’a

 

UDB ( Uprava Državne Bezbednosti – Drejtoria për Siguri të Shtetit) (Управа државне безбедности – Sh.B) ishte shërbimi jugosllav i inteligjencës dhe organizatë e policisë sekrete jugosllave, përgjegjëse për më së paku 200 atentate dhe kidnapime. Në këtë organizatë ka qenë të inkuadruar edhe shumë shqiptarë. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, UDB pjesërisht shpërbëhet dhe agjentët e disa republikave si Slloveni, Kroaci ende janë aktiv në kuadër të shërbimit inteligjent të shteteve të tyre, por në pjesën tjetër më të madhe ose shtetet tjera të ish-Jugosllavisë si Serbia, Mali i Zi, Bosnia, Maqedonia, dhe Kosova, UDB ende vepron me njerëzit e njëjtë për qëllimin e përbashkët – interesat serbomëdha.Trashëgimtare e saj është BIA (Bezbednosno Informativno Agencija – Agjencia Informative e Sigurisë) e Serbisë, (Lexoni: БЕЗБЕДНОСНО-ИНФОРМАТИВНА АГЕНЦИЈА – Sh.B) e cila shfrytëzon infrastrukturën dhe personat e UDB’së në shtetet e ish-Jugosllavisë që i përmendem, ku përfshihet një numër i madh i shqipfolësve nga Kosova. BIA ka pësuar një transformim në emër sikurse KGB në SVR, pra infrastruktura dhe shumë njerëz të KGB’së kanë mbetur të shpërndarë në vende në ndryshme duke i shërbyer Moskës, sikurse UDB’ashët shqipfolës që ende i shërbejnë Beogradit. (Edhe një risi lidhur me bashkëpunimin e mafias ruso-serbe, e cila në Ballkan prej kohësh është bërë realitet. Lexoni: Mafia ruso-serbe baste me fëmijët – Sh.B) Një prej parimeve bazë të UDB’së ka qenë ndjekja dhe eliminimi i atdhetarëve shqiptarë dhe inteligjent siç ishin, në mes të shumtëve, vrasja e Enver Hadrit, vëllezërve Gërvalla, e shumë të tjerëve. Kjo strategji e përndjekjes së shqiptarëve që UDB’ja i cilëson si inteligjent, vazhdon edhe sot e kësaj dite nëpërmjet përfaqësuesve të tyre zyrtarë shqipfolës në Kosovë, ose UDB’ashëve të atëhershëm dhe të tashëm. Do t’u sjellim dëshmi për këtë.

Një prej bashkëpunimeve strategjike ndërmjet BIA’s me SVR’në rreth ose kundër Kosovës, ishte gjatë luftës dhe bombardimeve të NATO’s në Kosovë në muajt prill dhe maj 1999. Në atë kohë, kryetari i Finlandës Marti Ahtisaari i lindur në qytezën Viborg të Rusisë, zhvillonte bisedime me Sllobodan Millosheviqin dhe Viktor Çernomirdinin (ish-kryeministër i Rusisë i cili vdiq më 3 nëntor 2010, më pak se gjashtë javë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë!).

 

 

( Lexoni: Kosovo–Krieg: Milosevic stimmt Friedensplan zu, më shumë se fjalët flasin fotot: As president of Finland, Ahtisaari (r) negotiated, alongside Russia’s Balkan envoy, Viktor Chernomyrdin (c), with Slobodan Milosevic to end the fighting in the Yugoslav province of Kosovo dhe Martti Ahtisaari ja Jugoslavian presidentti Slobodan Milosevic kättelivät 2. kesäkuuta 1999 Belgradisssa, kun Ahtisaari painosti Milosevicia lopettamaan Kosovon sodan. Sh.B )

 

 

Çernomirdin në mes tjerash ishte themelues dhe kryetari i parë i gjigantit më të madh në botë të gazit natyror Gazprom. Bisedimet në Beograd kishin për qëllim ta bindin Millosheviqin të pranoj një armëpushim dhe vendosjen e misionit të OKB’së në Kosovë. Në disa prej këtyre takimeve ka qenë prezent dhe është pështjellur shumë edhe biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli, i cili kishte lidhje të forta me Rusinë, e kjo lidhje të forta dhe aleate tradicionale e vëllait ose motrës së vet Serbinë e cila udhëhiqej nga Millosheviqi. Nuk dihet aq shumë roli dhe qëllimi i z. Pacolli në ato bisedime të rusëve me serbët dhe finlandezit Ahtisaari të lindur në Rusi. Në një pjesë të opinionit kosovarë spekulohet se qëllimi i z.Pacolli ishte që si pjesë e ndonjë marrëveshje, ky të bëhej një lloj udhëheqësi i Kosovës në kohën kur nga Kosova ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviqit afër gjysma e popullsisë shqiptare (afër 900,000 refugjatë). Sidoqoftë, meqenëse nuk jemi të njoftuar sa duhet me përmbajtjen detaje dhe qëllimin e atyre bisedimeve ku infiltrohej z. Pacolli, konstatimet se z. Pacolli kishte ndërmend të bëhej udhëheqës i Kosovës nga bisedimet e rusëve dhe serbëve, po i lëmë njëherë si spekulime.

 

 

MABATEX-AFFÄRE UM BEHGJET PACOLL

 

( Shikoni Videon )

 

( për më tepër lexoni: Die “Mabetex-Affaere” -Sh.B)

 

 

Millosheviqi e pranon planin e tërheqjes së forcave serbe nga Kosova më 3 qershor, 1999 dhe kërkon afat deri më 12 qershor për tërheqje. Ndërkohë, në të njëjtën ditë (12 qershor), konvoji i 250 ushtarëve rusë (si pararojë e afër 3.000 tjerëve që do të vinin më vonë) nga Bosnja futen në Kosovë dhe okupojnë Aeroportin e Prishtinës, para se të hyjnë ushtarët e NATO’s. Rreth 1/3 e atij kontingjenti të parë rusë ishin nga njësitë elite Specnaz (Vojska Specialnogo Naznaçenja /Войска специального назначения – спецназ/ Ushtria për Qëllime Speciale – (Shikoni: Russian Special Forces-Spetsnaz – Sh.B) të divizionit Vimpel. Gjenerali amerikan Weseley Clark (Uesli Klark) e urdhëron gjeneralin britanik Majkëll Xhekson (pak a shumë pro-serb!) të nxitoj dhe të mos i lë rusët ta zënë Aeroportin. Mbeti e pa qartë se ku ishte hartuar plani i futjes së ushtarëve rusë në Kosovë menjëherë pasi Millosheviqi ishte pajtuar të tërheq makinerinë vrastare dhe kriminelët e tij (jo të gjithë) nga Kosova, por nuk ka dyshim se shumëçka ishte përgatitur në Beograd nga palët në ato bisedime rreth Kosovës, ku ishin të përfshirë rusët, finlandezi nga Rusia, serbët, dhe një shqiptar me lidhje të forta me politikën ruse dhe serbe. (Lexoni: Definicionin: Spetsnaz (Войска специального назначения – спецназ – Sh.B)

Se cili ka qenë plani i hollësishëm dhe strategjia e pjesëmarrësve në ato bisedime në Beograd, kjo duhet të hulumtohet dhe zbardhet në tërësi, dhe rolin e secilit pjesëmarrës në to. Sa për Millosheviqin, rusët, dhe Ahtisaarin nga Rusia, e kemi ditur se ata nuk bëjnë plane për të na bërë çirak; përkundrazi. Mbetet i paqartë roli i z. Pacolli i cili është shqiptar. Gjersa ato janë ngjarje të shkuara por që gjithsesi duhet të zbardhen, sepse nuk kanë të bëjnë me mua apo me ty lexues i nderuar por më tërë Kosovën, tani jemi në pozitë të kuptojmë rolin e një politike të re.

Si?

Nga ajo se çka them unë, ti, filani e fisteku?

Jo, jo.

Do të bazohemi në ato se çka tregojnë dëshmitë zyrtare, dhe atë jo si janë krijuar, por si i paraqet vetë subjekti për të cilin flitet, në këtë rast z. Pacolli. Prandaj lexues i nderuar, kur dikush të flet mirë apo keq për z. Pacolli, ti veç i merr dëshmitë zyrtare dhe ua përplas turinjve të gjithë atyre që mundohen t’iu hipnotizojnë ose gënjejnë.

A jemi të pajtimit rreth kësaj, apo rreth asaj çka ma ka ënda mua, ty, filanit, e fistekut të themi me hamendje?

Sigurisht se ti, dhe natyrisht çdokush i arsyeshëm, do të duhej të ishte i interesuar se çka thotë evidenca zyrtare me të cilën pajtohet z. Pacolli kur është në pyetje fati i Kosovës. Kur bëhet fjalë për politikën dhe fatin e Kosovës, njerëzve normalë nuk u intereson t’i thuash se Isa i ka sytë e zi apo të kaltër, filani të zi, e z. Pacolli të gjelbër, është kështu e ashtu. Me planet për fatin e një kombi të tërë, nuk ka hajgare, lexues i nderuar. Zhduke njëherë e përgjithmonë paragjykimin për mbrojtjen apo sulmimin e dikujt rreth jetës private dhe personale, kushdo qoftë ai/ajo. Por kur është në pyetje puna e tyre rreth fatit të popullit, mos lësho pe në asnjërin rast, për të mirë apo për të keq, le të jetë ai babai apo nëna juaj.

 

1.1 Çka thotë evidenca zyrtare e medieve serbe për

z. Pacolli, ose çfarë planesh u prezanton Pacolli atyre?

 

Vetëm diçka më shumë se një muaj para se të themelohet Aleanca Kosova e Re – AKR (e themeluar nga z. Pacolli më 17 mars 2006), gazeta e Serbisë “Nedeljni Telegraf” (Telegrafi Javor) e datës 4 janar 2006 i kushton një publicitet të hatashëm, mjaft hulumtues, ilustrues, me intervistë mjaft të gjatë z. Pacolli, plot 8 faqe (dhe ndoshta nuk u ka mjaftuar!). I tërë materiali mban mbititullin: Sudbina regiona je u rukama Beograda: KOSOVO NE MOŽE BEZ SRBIJE (Fati i rajonit është në duar të Beogradit: KOSOVA NUK MUNDET PA SERBINË). Kështu thotë Pacolli, e jo serbët ose shqiptarët.

 

Shtojcë e pashtriku.org

 

Foto: Bisnesmeni „politikan“ Behgjet Pacolli!

 

Nuk është thënë kot, se, biznesmenët nuk njohin kufij kombëtar për shtrirjen e biznesit të tyre, i tillë është edhe „politikani“ Behgjet Pacolli. Ai gjithmonë ka deklaruar se nuk dëshironë të merret me politik, por, me kalimin e kohës ka ndyrshuar mendjen. Se kush e shtyri Pacollin të kyqet në politikë do të tregojë koha. Sidoqoftë ky biznesmen i njohur, në janar 2006 (pikërisht në kohën kur në Vjenë po vazhdonin negociatat Prishtinë-Beograd, me ndëmjetësimin e Ahtisarit), intervistohet nga gazeta ”Nedelnji Telegraf”, dhe ja se çka ka deklaruar për këtë gazetë serbe: Lexoni: Behgjet Pacolli – Kosovo ne mozhe bez Serbije, pastaj: Nemam politicke ambicije, për të vazhduar: Srbija je rotor razvoja jugoistocneevrope (…)  Ekskluzivno Pacolli… !!!

 

Në njoftimin hyrës ose përmbledhës, gazetarët intervistues serbë (duke përfshirë kryeredaktorin) ua tërheqin vërejtjen lexuesve se “shtypi serb dhe kosovarë e dejonizon [z. Pacollin], ky ndërton qytete nëpër botë dhe ëndërron paqen dhe jetën e lumtur për të gjithë popujt e Ballkanit”. Pyetje për ty lexues i dashur, serbët, shqiptarët, dhe z. Pacolli: Çfarë paqe dhe jetë të lumtur mund të kenë të gjithë popujt e Ballkanit nëse fati i rajonit të Ballkanit qenka në duart e Beogradit dhe Kosova nuk mundet apo nuk bënë pa Serbinë?

 

Takimet e Behgjet Pacollit me Sllobodan Millosheviçin

Klikoni mbi foto:

 

 

Faqja e parë ekskluzive fillon me njoftimet rreth pasurisë së z. Pacolli, (Lexoni më lartë gazetën – Sh.B) me theks të posaçëm në kohën e lirë që ky e kalon në hotelin e tij luksoz me pesë yje Diamond Swiss Olivela. Gazeta vazhdon, për t’i rënë në kokë secilit serb, për të mirë natyrisht, “Dhe drejtoreshë është gjithmonë e hapura me buzëqeshje Milica nga Kragujevci”. Po, po. Milica nga Kragujevci, të cilën gazetarët e bëjnë gjithmonë të hapur dhe me buzëqeshje, për t’iu treguar mediave dhe serbëve se nëse në Kosovë e domonizojnë z. Pacolli, kanë të drejtë, por kujdes ju serbët që mund t’ia mësyni kur të doni tek drejtoresha e jonë atje që u pret juve gjithnjë e hapur duke u buzëqeshur. Këtë po ua themi në bazë të përvojës sonë si gazetarë serbë, se po të ishim gazetarë shqiptarë nuk mund të themi kurrë kështu. E kuptoni tani pse është plotësisht normale që shumë gazetarë shqiptarë e demonizojnë këtë njëri, dhe pse ata që i thonë vetes serb të denjë nuk duhet ta demonizojnë, është porosia ndërmjet rreshtave e Nedeljni Telegraf.

Për më tepër rreth prezencës së “marrëdhënieve” të serbëve dhe shqiptarëve në Zvicër, shiko dosjen Kobra. Mund ta shikosh më vonë, por mos harro se UDB ka qenë për dekada shumë aktive në Zvicër, siç është edhe tani.

 

 

Lexoni: Dosja „Kobra“:

 

Veprimtaria e agjentëve të UDB-së në Zvicër!

 

 

Faqja e radhës ose e dhjeta e gazetës menjëherë të bie kokës nga përmbajtja bombastike dhe fenomenale. Mbitutitulli EKSLUZIVNO PACOLI. “Tek unë punojnë edhe njerëzit nga Serbia. Montazha (kompani) nga Beogradi m’i kryen instalimet elektrike në të gjitha objektet. Dy pilot në aeroplanin tim janë serb”, thotë z. Pacolli. ( Për më shumë lexoni: EKSLUZIVNO PACOLI – Sh.B)  Këtu z. Pacolli thekson se nuk ka ambicie politike, por mendon se është koha që Ibrahim Rugova të tërhiqet (nga politika dhe kryetari i Kosovës) dhe të gjejë një trashëgimtar nga rrethi i vet. Shënim interesant: z. Rugova vdes më 21 janar 2006, ose vetëm 3 javë pas intervistës së z. Pacolli. Dyshimi im se ai mund të jetë helmuar njësoj sikur spiuni dezertor rus Aleksandër Litvinenko në Londër nga Specnaz GRU (Glavnoje Razvedyvatel’noye Upravlenje – Drejtorati i Ushtrisë për Inteligencë të Jashtme) dhe SVR, nuk doli ta hulumtoj kush seriozisht dhe autopsia mbi shkaqet e vdekjes së I. Rugovës edhe sot po refuzohet. Ka edhe njerëz që dëshmojnë se vdekjen e I. Rugovës së pari e kanë dëgjuar nga mediat e Serbisë si Beta, Vreme, ndërsa pas dy ditëve janë informuar nga RTK’ja dhe mediat e Kosovës. Po në të njëjtën faqe të gazetës, z. Pacolli thekson se Aleanca Kosova e Re (AKR) është formuar si organizatë jopolitike dhe vetëm si ekip i ekspertëve, dhe i garanton serbët (gazeta e ka futur këtë në kornizë speciale) se kjo do të jetë për mirëqenien e Evropës juglindore ani pse ky mision po më kushton shumë para, thotë z. Pacolli, por mos harro lexues i nderuar se këtë garancion z. Pacolli e bazon, siç thotë ai në fillim të intervistës me titull fort të madh, se fati i kësaj pjese të Evropës është në duart e Beogradit. Vetë Beogradi nuk mendon kështu, por merr garancione nga z. Pacolli (dhe nga Specnaz GRU, dhe SVR) se duhet të jetë në pozitë të tillë, dhe ia bënë me dije Serbisë se ky është duke shpenzuar shumë para për arritjen e këtij qëllimi – që fati i këtij rajoni të vendoset vetëm nga Beogradi. Mjaftuan vetëm më pak se dy muaj nga vdekja e Ibrahim Rugovës dhe AKR’ja e themeluar pa kurrfarë ambicie politike të deklaruar, të shndërrohet në parti politike, me ç’rast deklarimi i z. Pacolli se z. Rugova duhet të zgjedh pasardhësin e tij (d.m.th. kryetarin e Kosovës dhe të LDK’së) nga rrethi i tij, të bien poshtë komplet.

Faqja 10 e gazetës përmban 8 fotografi dhe në mes të tyre titullin NUK KAM AMBICIE POLITIKE – Sh.B). Në fotografinë e parë shfaqet Osmani, gjyshi i z. Pacolli, në të dytën me radhë babai Isa Pacolli në uniformën e APJ’së (Armatës Popullore të Jugosllavisë) me gradën, në bazë të dy shiritave, “desetar” (dhjetësh). Grada me dy shirita duket se përmban edhe diçka, që mund të jetë një apo dy yje (nuk vërehet mirë), e që do të duhej të ishte “zastavnik” (flamurtar) ose “flamurtar i klasës së parë. Fotografia është bërë në vitin 1950, vetëm pesë vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe fillimin e një lufte tjetër dhe terrorit në Kosovë. Fotografia e radhës ngjitur me atë të dytën, është e të birit të Isa Pacolli, Behgjet Pacolli në uniformën e APJ-së, e bërë në vitin 1975, dhe lexuesit i tregohet domethënia e fotografisë kështu: Pacolli radio kao Titovo obezbedenje, që në shqip më duket se do të thotë: Pacolli ka punuar si sigurims i Titos (fjalën “obezbedenje” nuk po e kuptoj mirë). Në një fotografi tjetër duket me dikë që quhet Jonuz, dhe në tjetrën me Nuredinin. Nuk kemi ide se kush janë këta Jonuzi dhe Nuredini por pyesni KGB’në dhe UDB’në, me siguri do ta dinë, sepse fotografitë janë të asaj kohe kur Lufta e Ftohtë ishte në kulminacion. Fotografitë flasin sa një mijë fjalë, por ju vazhdoni të lexoni edhe tekstin në faqe 10 të gazetës se ka gjëra tjera dhe të ndryshme nga fotografitë.

Faqja 11 e gazetës sjell materiale edhe më të nxehta dhe interesante për t’iu rënë kokës dhe për t’i lënë kopërdak të gjithë ata serbë të denjë për atdheun e tyre – Serbinë – që guxojnë ta demonizojnë z. Pacolli në bazë të thashethemeve dhe me t’nime. Ja se çfarë titulli përmban, të cilin e ka thënë z. Pacolli: SERBIJA ËSHTË ROTOR I ZHVILLIMIT TË EVROPËS JUGLINDORE DHE POLITIKA E MENÇUR DO T’U SILLTE EKSPANSION TË PABESUESHËM.

( Për më tepër lexoni: faqen 11- Srbija je rotor razvoja… – Sh.B)

O Zot, o Zot!!!

Fanatikët dhe fashistët e ndryshëm serbë kanë paraparë ekspansionin e besueshëm për krijimin e Serbisë së Madhe, por nuk e kanë ëndërruar ekspansionin e pabesueshëm pos me ndonjë grafit nëpër mure nga emocionet. Këtë për Serbinë më konkretisht e parasheh vetëm z. Pacolli i cili është në gjendje të sakrifikoj çdo gjë për ekspansionin e pabesueshëm të Serbisë. Kështu z. Pacolli ua mërdhinë të gjithë fanatikëve dhe fashistëve serbë, se po që se ata nuk janë të gatshëm për ekspansion të besueshëm për Serbinë e Madhe, atëherë duhet të kenë besim në strategjinë e tij për ekspansion të pabesueshëm dhe krijimin e Perandorisë ose Superfuqisë Serbe, sepse z. Pacolli llogaritë në fuqinë e Rusisë.

Fjala “rotor i zhvillimit” thuajse nuk përdoret kurrë në terminologjinë standarde ekonomike, me përjashtim të rasteve tepër ambicioze ose emocionale. Në rast së flitet për ndonjë bum ekonomik, atëherë në anglisht përdoret termi “economic engine” (motor ekonomik), si për shembull me rastin e rritjes ekonomike të Kinës mesatarisht 10% për 30 vite n’gjim. Por rotori është diçka më i rëndësishëm se motori, sepse i pari është pjesa lëvizëse e të dytit, ose që funksionalizon dhe paralizon çdo gjë. Këtu bie poshtë konstatimi i z. Pacolli se Serbia është “rotor i zhvillimit të Evropës juglindore”. Sa për informimin e opinionit, në bazë të përllogaritjeve tona të bazuara në burime të besueshme te të dhënave nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe CIA World Factbook, ekonomia e Serbisë është vetëm sa një pjesë e ekonomisë së disa shteteve veç e veç. Për shembull, në bazë të të dhënave për vitin 2009 nga burimet e FMN’së, madhësia e ekonomisë së Serbisë (ose rotorit të tërë Evropës juglindore sipas z. Pacolli), është kështu:

 

Bruto Produkti Vendor (GDP) i Serbisë është vetëm sa 13% e GDP’së së Greqisë ose 7,7 herë më i vogël; sa 26,6% i Rumanisë ose 3,8 herë më i vogël, sa 63,5% e GDP’së së Kroacisë (edhe pse Kroacia ka më pak se 4,5 e Serbia mbi 7,3 milionë banorë), sa 88,4% e Sllovenisë (Sllovenia ka vetëm 2 milionë banorë), dhe sa 91,2% e Bullgarisë (po të jetë 100%, atëherë nënkupton se GDP e Serbisë është sa ajo e Bullgarisë). Vendet tjera të Evropës juglindore që e kanë GDP’në më të vogël se të Serbisë, janë vetëm ato që e kanë numrin e popullsisë dukshëm më të vogël se të Serbisë (Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria, dhe Bosnja e Hercegovina). Po të merret Serbia në krahasim me të gjitha vendet e Evropës juglindore, atëherë del se madhësia e ekonomisë së saj është sa 6% e totalit. Ja pra lexues i nderuar, 6% z. Pacolli e quan rotor i zhvillimit ekonomik të Evropës juglindore! Sikur të jetë 50%:50%, ende është pikëpyetje a mund ta quash motor, e lërë më rotor. Mirëpo, mos të harrojmë se këtu z. Pacolli e llogaritë edhe ekonominë e Rusisë dhe Kazakistanit, të cilat janë shtete tjera që nuk i përkasin fare Evropës juglindore.

 

Fanatikët serbomëdhenj fillimisht mendojnë se z. Pacolli po tallet, por gazeta u sjellë dëshmi faktike të forta dhe i lë kopërdak të gjithë ata që mendojnë se z. Pacolli nuk ka ambicie për ta bërë Serbinë Superfuqi. Vendin qendror në atë faqe e zë fotografia e vitit 1981 me z. Pacolli me UDB’ashin më të famshëm dhe famëkeq të Kosovës Selim Broshaj (duke i buzëqeshur fotografistit), duke festuar në restorantin Dora pas shtypjes së përgjakshme të demonstratave të studentëve shqiptarë nga ushtria dhe milicia serbe e jugosllave dhe shumë shqipfolës. Në foto duket edhe një njeri tjetër, ose i pari nga e majta (z. Pacolli është në mes ndërsa Selim Broshaj i pari nga e djathta – nëse është ky, sepse nuk e kam njohur), por gazetarët e kanë theksuar Selim Broshajn për t’ua mbyllur gojën të gjithë atyre serbëve që kanë dyshim në z. Pacolli nëse e ka seriozisht sakrificën e tij për krijimin e Superfuqisë Serbe, me fjalë tjera, gazeta u thotë serbëve: O njerëz, a e shihni se ne në Kosovë i kemi ujqit tanë shqipfolës kundër deleve të quajtur “šiptari”?

 

 

Behgjet Pacolli me udbashin famëkeq Selim Broshaj,

në restoranin “Dora”, Prishtinë – 1981!

 

Ti lexues i nderuar duhet të bësh pyetjen se nga e mori gazeta serbe atë fotografi të vitit 1981, kush ia dërgoj, z. Pacolli (sepse ata që intervistohen duhet t’i sigurojnë edhe fotografitë, ose së paku të japin lejen për botimin e tyre), nga UDB’ja, apo nga kush? Për çfarë qëllimi gazeta e vë në qendër kryesore Selim Broshajn dhe Behgjet Pacollin? Në një fotografi më lartë, djathas janë intervistuesit Momçillo Gjorgoviç (krye-redaktori), Stanislava Pak (gazetare), dhe i intervistuari (Behgjet Pacolli). Fotografia tjetër përfundi saj paraqet z. Pacolli me nënën e tij. Ndonëse lexues i nderuar kjo është foto familjare dhe duhet të ndahet shapi prej sheqerit kur hulumtohen veprimtaritë kombëtare ose anti-kombëtare, arsyeja pse armiku boton edhe fotografi të anëtarëve tjerë të familjes që s’kanë lidhje apo nuk mund të kontribuojnë në “kauzë”, është që t’i bëhet me dije ushtrisë dhe milicisë se në rast lufte, duhet ta dini se kë nga shqiptarët nuk guxoni ta prekni, madje duhet ta mbroni, dhe kë duhet ta vritni (në rastet kur botohen fotografi me anëtarë të familjes të atij që UDB mendon se nuk i shërben interesave serbomëdha). ( Shikoni të gjitha fotot – Sh.B)

Vazhdoni të lexoni edhe tekstin sepse fotografitë ndonëse vlejnë mijëra fjalë, në tekst ka gjëra interesante, si për shembull ato kur z. Pacolli thotë se Kosovës nuk i duhet ushtria pasi që nuk do të ketë kufij, domosdoshmërinë e tij për t’u kyçur në procesin e privatizimit në Serbi (duke përfshirë edhe Kosovën!) se “Tajkunët (njerëzit shumë të pasur) nuk janë në gjendje të ndërtojnë gjë, ata vetëm me shpejtësi e vjedhin shtetin e popullin dhe përfitojnë në fatkeqësinë e tij. Mua më shumë më intereson të ndërtoj, dhe nëse ndërtoj qytete të mëdha nëpër botë, pse të mos ndërtoj edhe në Beograd për ardhmërinë e rinisë sonë?!”, etj.

Gazeta nuk e ka të qartë se çka kishte ndërmend z. Pacolli kur thoshte “ardhmërinë e rinisë sonë” në Beograd, prandaj i ka vënë kësaj fjalie të z. Pacolli një pikëpyetje dhe një pikëçuditëse. Ndërsa për ato se Kosova s’ka nevojë për ushtri, se nuk do të ketë kufij, dhe tash lobon për njohjen e pavarësisë së Kosovës (por jo në ato shtete të cilave u shërben dhe ka lidhje të forta me to) do të njihemi më vonë se kush dhe si e ka planifikuar dhe po e zbaton këtë strategji konspirative.

Në faqe 12 gazeta fillon me fotografinë ku duket z. Pacolli me Mahmut Bakallin (ish-udhëheqësin komunist të Kosovës) në vitin 1998 ose në vigjilje të luftës në Kosovë. Fotografia tjetër më poshtë tregon një mbledhje në Lugano me Afrimin (kush është ky?) dhe më poshtë me Bujar Bukoshin. Ne vitin 1999 është takuar në Lugano me përfaqësuesit e qeverisë së përkohshme të Kosovës, ndërsa fotografi e skajshme paraqet në të djathtë tregon vizitën që i ka bërë varrit të Adem Jasharit në fshatin Prekaz i Ulët i Skënderajt në vitin 2000. Burimi i kësaj fotografie do të ishte interesant të tregohet. Këtë ose duket se ia ka ofruar z. Pacolli gazetës, ose gazeta ka qenë prezente aty. Vazhdoni të lexoni edhe tekstin me gjëra tjera interesante, ku në mes tjerash z. Pacolli tregon se familja e tij rrjedh nga Mirdita e Shqipërisë.

( Shiko fotot dhe lexo më gjerësisht: Ekskluzivno Pacoli – Sh.B )

Në faqen 13 fillojnë fotografitë me Jelcinin, Klintonin dhe Borodinin në Kremlin më 1996, më poshtë në fotografi me senatorin amerikan Bob Doll dhe ish-gruan Ana Oksa. Faqja mban titullin me shkronja të mëdha. NUK JAM NJERI I LUFTËS. NJË MILIARDË E DYQIND MILION TË MIA PO I FUS NË PAQE.” Kjo ka rëndësi të mbahet mend sepse tash ato nuk mund t’i fus në shtetet ka sundim të mirëfilltë të ligjit për shkak të aferave në shpëlarjen e parave me mafinë ruse, por manipulon këtu në Kosovë ku nuk ka sundim të ligjit. Më vonë u sjellim dëshmi.

Titulli tjetër në të njëtën faqe që të bie në sy, është “Oferta ime për Koshtunicën”, ish-kryetarin e RFJ-së (2000-2003) dhe ish-kryemistrin e Serbisë (2004-2007 dhe 2007-2008), ku z. Pacolli tregon për ofertën që ia ka bërë Koshtunicës. Dhe çfarë oferte se! I ka dërguar Koshtunicës letër dhe e ka njoftuar se është i interesuar “të ndërtoj në Beograd një kompleks banesoro-afarist aty ka qenë më herët MUP’i (Ministria e Punëve të Brendshme), përgjatë autostradës. Projekti parasheh ndërtimin e dy kullave, ndërsa në bazë do të jenë qendrat tregtare. Këto do të jenë objektet më të larta në Ballkan, dhe iu siguroj se do të ngazëllehen të gjithë ata që kalojnë nëpër autostradë. Mund të ndërtojmë rrjetin e autostradave, ashtu që njerëzit mund të vijnë të papenguar shpejt nga e tërë bota. Realizimi i këtij projekti do të hapte shumë vende të reja pune gjatë ndërtimit dhe përfundimit të tij”, thuhet në letrën e z. Pacolli drejtuar shovinistit dhe anti-shqiptarit Vojisllav Koshtunica.

( Letra gjendet në origjinal këtu: Nisam covek rata. Mojih milijardu i devetsto miliona dolara  ulazhem u miru – Sh.B )

 

Faqja 14 përmban fotografi dhe tituj bombastik e skandaloz. Kryetitulli në maje t’majës EKSKLUZIVNO PACOLLI, tituj tjerë të mëdhenj: ËNDRRA IME E MADHE: NDËRTIMI I XHAMISË, KISHËS KATOLIKE DHE ORTODOKSE NË PRISHTINË NJËRA PAS TJETRËS, dhe një tjetër titull skandaloz: S’KA BISEDIME PËR BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË.

( Lexoni tekstin në detaje: EKSKLUZIVNO PACOLLI – Sh.B )

Faqja 15 dhe e fundit nga gazeta mban titullin: “Takimi i fundit me Millosheviqin: HOLBRUK KA SHKAKTUAR HUMBJEN E VENDEVE TË PUNËS NË NË BALLKAN.” Një titull i pazakonshëm, apo jo? Mirëpo, brendia tregon diçka edhe më interesante. Aty z. Pacolli dëshmon për takimet që i ka pasur me Millosheviqin në “Beli Dvor” (Pallatin e Bardhë), pikërisht ku ka punuar më herët si roje e Titos. Takimin e parë me Millosheviqin e kam pasur në vitin 1996 kur ka qenë kryetar i Serbisë, thotë Pacolli, dhe vazhdon:“Herën e parë kemi biseduar gjatë, dhe herë e dytë (në mars 1998) jemi takuar në Beli Dvor të cilin e kam njohur në çdo cep.” Për takimin e dytë thotë se ka biseduar me Millosheviqin rreth zgjidhjes së Kosovës dhe se dialogu ka qenë konstruktiv, por përseri thotë se nuk ka ambicie politike. “Pak më vonë, Holbruku ka tentuar ta bëjë atë që tanimë unë kisha provuar, por nuk ka pasur sukses”, etj.

(Lexoni faqen e plotë: “Poslednji susret sa Milosevicom – HOLBRUK JE NAPRAVIO LOSH  POSAO NA BALKANU” – Sh.B )

Përpos këtij bashkëpunimi fanatik të Pacollit me politikanët shovinistë dhe anti-shqiptarë të Serbisë duke u premtuar atyre mrekullira, duke përfshirë edhe takimet me krye kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviq, krimi i organizuar i z. Pacolli me mafinë ruso-serbe është i dëshmuar edhe nga hulumtime të Institutit Evropian për Parandalimin dhe Kontrollin e Krimeve në Helsinki, i lidhur me Kombet e Bashkuara.

 

 

( Raportin e plotë mund ta shkarkoni dhe lexoni duke klikuar: European Institute for Crime Prevention and Control, affiliated with the United Nations (HEUNI) P.O.Box 157 FIN-00121 Helsinki – Sh.B)

 

 

1.2 AKR dhe “mungesa e ambicieve politike”

të mafisë ruso – serbe

 

Vetëm pak kohë pas deklarimit të Pacollit se AKR’ja nuk është themeluar si garniturë politike dhe se ai personalisht nuk ka ambicie politike, AKR’ja del të jetë parti politike. Shumë njerëz të painformuar fillimisht dëshironin t’i bashkëngjiteshin kësaj partie, disa prej tyre me shpresën se Pacolli është i pasur dhe aty qenka mundësia për të përparuar në biznes, pa e ditur se është biznes i mafisë ruse, thuajse mafia më e sofistikuar në Evropë. Përpos largimit me dëshpërim të madh të anëtarëve meshkuj (i dini emrat e tyre, si Driton Tali, Riza Smaka…) nuk janë hetuar edhe largimet e shumë femrave tjera të bukura që gabimisht kanë menduar në fillim se brenda AKR’së zihet politikë ashtu siç deklarohet në opinion, por brenda e kanë vërejtur se ato trajtohen ndryshe. Kjo është arsyeja pse shumë femra të bukura kanë ikur shkaku i keqtrajtimit. Dy deputete të njohura të AKR’së që kanë ikur ishin: Rita Hajzeraj dhe Njomza Emini.

 

 

Rita Hajzeraj dhe Njomza Emini kur ishin deputete në AKR

 

 

Këto dy deputete kanë shkuar në LDK, duke menduar se kështu kanë ikur nga mafia ruse, por nuk janë të njoftuar se kanë kaluar në mafinë e UDB’ashëve që është pjesë e mafisë ruse të AKR’së dhe kanë një koalicion krejt të hapur ndërmjet tyre por të padeklaruar publikisht.

 

 

Rita Hajzeraj dhe Njomza Emini kandidate të LDK’së

 

 

Natyrisht, nga AKR nuk ka nevojë të largohet kjo:

 

 

Myzejene Selmani

 

Pyetja është pse Mimoza Kusari’Lila iu bashku AKR’së?

 

 

 

Mimoza Kusari – Lila (nënkryetare) dhe Behgjet Pacolli (kryetar). Një foto disi e pahijshme dhe me domethënie jo aq shumë politike, ndoshta nga shkaku se z. Pacolli vazhdimisht e ka përsëritur tek politikanët dhe gazetarët serbë se nuk ka ambicie politike.

( Shikoni këtu: Mozën me Myzejenen – Sh.B)

 

 

1.3. Specnaz + Mimoza Kusari vs. Ramush Haradinaj 1:1

 

Gjersa kontingjenti i ushtarëve rusë ishte i vendosur në Kosovë, më 23 maj 2000 tek ura e fshatit Llazicë keqtrajtojnë Ramush Haradinajn, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Arsyeja ishte mbajtja e dy armëve nga Ramushi edhe pse për to kishte lejet por që u kishte skaduar afati. Ndonëse në media nuk janë përshkruar detajet e keqtrajtimit dhe përleshjes, dëshmitarët tregojnë se si Ramushi në fillim i kishte “sfoit” dy ushtarë rusë, por më vonë angazhohet një Specnaz.

Mimoza Kusari ka shërbyer në qeverinë e PDK’së të udhëhequr nga Bajram Rexhepi. Më pas u bë drejtoreshë e Odës Ekonomike Amerikane (Amcham), (Lexoni: American Chamber of Commerce in Kosovo (AmCham Kosovo – Sh.B) dhe sikur Pacolli që pas shërbimit në qarqet qeveritare të Serbisë, u bë apolitike ose nuk kishte ambicie politike. Amcham’i nën drejtimin e Mimozës më tepër u mor me një lloj propagande ekonomike se me zbatimin e projekteve për çka kishte financim nga SHBA. Spekulohet shumë në opinion se Mimoza e ka përdorur Amcham’in për përftime personale dhe karrieriste se për qëllimin për të cilin ishte themeluar Amcham-i. Kjo mund të vërehet edhe nga zyra moderne e Amcham’it të cilën Mimoza e kishte mbushur me fotografi të mëdha të saj në shoqëri me personalitete të ndryshme politike amerikane siç është Medlin Ollbrajt, Uesli Klark, e të tjerë, ani pse kur dikush shkonte fillimisht e kishte bindjen se ky është një institucion me mision të përqendruar në çështjet ekonomike. Pikërisht sikur Pacolli dikur – s’kishte ambicie politike përkundër se e kishte dekoruar mirë zyrën e Amcham’it me personalitete dhe takime politike. Mimoza ishte një Specnaz i fondeve të SHBA’ve me të cilat Amcham’i nuk u bë Odë Ekonomike e mirëfilltë ose si duhet. Megjithatë, me ato fonde u bë e “mirëfilltë” Mimoza për ambiciet e saj politike personale, dhe ishte DeSpecnaz (Devojka Specianlnogo Naznaçenja). Disa mbiemra në shqip kanë rrjedhur nga lloji i profesionit që kanë ushtruar njerëzit, si përshembull: Topxhiu (prodhues i gjyleve të topit), Sahatçiu (orëndreqës), Pushka (prodhues i pushkëve), Nallbani (mbathtarë), Bylykbashi (kapiten gjatë Perandorisë Osmane), e të tjerë. Mbiemri Kusari është tipik në gjuhën shqipe dhe do të thotë hajn.

Prej amerikanëve Mimoza kalon tek rusët ose në AKR, dhe mban aleancë me disa Specnaz amerikanë (në rusisht quhen “Amerikanski Specnaz”) për të na treguar se punon për interesat e Kosovës, çka nuk është e vërtetë. Edhe në mesin e amerikanëve shumë të këqinj, në mesin e tyre ambasadori i SHBA’ve në Prishtinë. Në zgjedhjet komunale të vitit 2009, mafia ruse dhe Specnaz GRU hartojnë planin për sjelljen e DeSpecazit Mimoza Kusarit në krye të Gjakovës, një prej bastioneve kryesore të Ramush Haradinajt i cili kishte pasur përvojë të hidhur me rusët. Specnaz GRU dhe Mimoza u ankua shumë dhe bëri propagandë për vjedhjen e votave, ku edhe kishte vjedhje. Sidoqoftë, Gjykata Kushtetuese i hodhi poshtë ankesat e Specnaz GRU; nëse ka pasur vjedhje votash, nuk do të thotë se ato kanë qenë të AKR’së. Kështu Ramushi arriti një fitore kundër rusëve dhe e barazoj rezultatin me ta.

 

Ana tjetër e komplotit

LDK DHE KOALICIONI I SAJ ME AKR’në

 

Shumë besonin se prishja e njëanshme e koalicionit PDK+LDK në kohën e papërshtatshme nga LDK do ta forcoj dhe unifikoj këtë të dytën. Prishjen e koalicionit e kërkonte Isa Mustafa për llogari të bizneseve të tij (më shumë për këtë në nëntitullin 3 të këtij hulumtimi). Harronin se Isa Mustafa do të përdorë linçime brenda LDK’së dhe t’ia përshtat atë interesave të biznesit të tij. Kjo u vërtetua menjëherë pasi ai injoroj djalin e ish’kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova, Ukën të cilit i ofroj një mundësi për ta futur në listë për deputet vetëm atë por jo edhe grupin e tij. Ofrimin e vendit për Ukë Rugovën në kabiljen e tij, Isa Mustafa e arsyetonte si “obligim moral”, që do të thotë: “Ndaq qeshtu mirë, jo jo, munesh me var”.

Këtë arrogancë Isa Mustafa e përdorte nën supozimin se afati i çertifikimit në Komisionin Qendror të Zgjidhjeve ishte gati të skadoj, prandaj llogariste se Uka do të pranoj ofertën, se për të konkurruar me listën “Ibrahim Rugova” si parti e veçantë nuk kishte më kohë. Mirëpo, Uka me Bujar Bukoshin (ish-kryministrin e Isa Mustafës në azil) iu bashkëngjiten AAK’së.

 

Shtojcë e pashtriku.org

 

Më  10. 11. 2010 Ukë Rugova, prijësi i listës “LDK Ibrahim Rugova”, përmes një komunikate për medie, ofertën e Isa Mustafës për të qenë në listë me LDK-‘në, e ka quajtur ofenduese dhe poshtëruese. Pa humbur Uka ka zyrtarizuar koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Më gjerësisht lexoni:

AAK dhe “Lista Rugova” në koalicion

 

 

Me këtë LDK’ja humbi njërin prej bastioneve kryesore të saj, atë të Therandës të cilën në zgjedhjet komunale 2009 e mori AAK pas ardhjes së Blerim Kuçit nga LDK’ja. Shanset e kthimit të Therandës përsëri në LDK ishin shumë reale nëpërmjet Bujar Bukoshit por me kalimin e tij po ashtu në AAK, gjasat e LDK’së për të marrë shumicën e votave në Therandë janë më të vogla se kurrë. LDK rrezikon ta humb edhe një bastion tjetër kryesor, atë të Istogut pas kalimit të Ukë Rugovës në AAK. Dikush do të mendonte a i ka ditur këto pasoja për LDK’në Isa Mustafa? Ky jo vetëm që i ka ditur, por i ka nxitur këto dyndje të LDK’së për ta forcuar kontrollin ndaj bizneseve të tij nëpërmjet LDK’së.

Isa Mustafa thotë se 60% e kandidatëve për deputetë janë emra të ri. Pas shporrjes së atyre të LDK’së që nuk ishin pjesë e bizneseve dhe kabiljes së tij, Isa Mustafa lavdëroj përzgjedhjen e kandidateve për deputete, por harroj të tregoj se nga vijnë ato deputete dhe deputetë. Mirëpo, këtë e tregojnë më së miri listat zgjedhore, ku vetëm nga një biznes i tij, 5 kandidatë janë në listën e LDK’së, dhe 5 të tjerë në AKR. Paramendojeni këtë: Kuvendi i Kosovës duhet t’i ketë më së shumti 100 deputetë shqiptarë, ndërsa një biznes i Isa Mustafës konkurron me 10 deputetë! Ja se cilët janë këta deputet në biznesin e Isa Mustafës dhe farefisit të tij të quajtur AAB-Riinvest, një kolegj i themeluar me paratë e trafikimit të drogës në bashkëpunim me disa matrapazë të Sarajevës (më shumë për këtë krim të organizuar më vonë):

 

Lista e Riinvestit në LDK sipas regjistrit zyrtar dhe numrave:

 

(…)

1. Isa Mustafa

60. Afërdita Berisha

62. Arben Gashi

63. Hykmete Bajrami

69. Besa Zogaj – Gashi

 

Shikoni: këta emra në listën e plotë të kandidatëve të LDK’së – Sh.B)

 

 

A po e kuptoni pse Isa Mustafa lavdëron listën kandidateve për deputete?

Sepse janë punëtore të tij.

 

Lista e Riinvestit në AKR sipas regjistrit zyrtar dhe numrave:

 

(…)

4. Muhamet Mustafa

31. Muhamet Sadiku

35. Hazir Gashi

37. Alban Zogaj

43. Bujar Pira

 

Shikoni: këta emra në listën e plotë të kandidatëve të AKR-së – Sh.B)

 

 

Të gjithë këta janë punëtorë të Riinvestit ose biznesit të Isa Mustafës. Nuk qëndrojnë aq shumë thëniet se Isa Mustafa e ka bërë LDK’në vetëm të llapjanëve, por pikë të biznesit të tij. Pse a i ka interesuar ndonjëherë qeverisja e mirë e Prishtinës Isa Mustafës, a? Kurrë. Kaosi në Prishtinë është në gjendje më të keqe se gjatë kohës së luftës, sepse Isa Mustafa si kryetar komune qeveris për bizneset e tij private.

 

 

Muhamet Mustafa

 

Isa Mustafa është pjesë e Mustafizmit, forma më ekstreme e nepotizmit, por edhe UDB’ashizmit. Muhamet Mustafa është i biri i Mulla Sylës, një shpijuni zyrtar të UDB’së edhe me toki-voki në pazar. Isa Mustafa është kushëri i afërt ose djali i axhës i Muhametit, edhe për këtë dihet botërisht. Isa ka punuar në fakultetin ekonomik të uzurpuar nga Millosheviqi, u jepte mësim çetnikëve në gjuhën serbe në kohën kur studentët shqiptarë dergjeshin nëpër bodrumet e shtëpive private të shndërruara në fakultete. Disa dëshmitarë që kanë pësuar nga demonstratat e vitit 1981, si për shembull njëri i identifikuar si Naim Shaci, dëshmon se kur e kanë arrestuar organet e sigurimit (atëherë të UDB’së), UBD’ashi famëkeq Selim Brosha (në ferr shkoftë) (Shikoni më lartë foton Selim Brosha së bashku me Behgjet pacollin!!! – Sh.B)  ia përmendte “emrin e Muhamet Mustafës më shumë qejf dhe e ngritke në qiell punën e tij, dhe më thoshte se në këtë moment vetëm Muhamet Mustafa e din se ne të dy jemi në kontakt.”

Edhe në Dukagjin ka pasur UDB’ash shqipfolës si Selim Brosha dhe Muhamet Mustafa që kanë bërë kërdi kundër shumë shqiptarëve. Në Dukagjin shumica kanë ikur dikah gjatë luftës. Ky Selim Brosha ka qëndruar edhe pas luftës se e ka pas rrjetin e fortë, sidomos këtë të Muhamet Mustafës. Tash Muhamet Mustafa dhe disa UDB’ash tjerë kanë aderuar në partinë e mafisë ruse. Partia e mafisë ruse dhe UDB’ashët përpos koalicionit të tyre jozyrtar, planifikojnë të bëhen bashkë me PDK’në. PDK, më konkretisht Hashim Thaçi, i ka ofruar tendere dhe punë me çmime të fryera firmës së Pacollit Mabetex. Një prej tyre ishte projekti për renovimin e Pallatit të Shtypit në vlerë prej 14. 694.453,67, ndonëse në tender ka pasur edhe oferta më të lira për më se 1,5 milion euro. Për më gjerësisht shikoni editorialin e botuar në shtator të vitit 2008 në Kohën Ditore, dhe të shpërblyer nga UNDP për anti-korruption, me titullin: Qeveria e favorizon Mabetex-in e Pacollit, me autorë Burbuqe Thaçi dhe Sami Kastrati.

 

Shtojcë e pashtriku.org

 

Qeveria e Kosovës favorizon kompaninë

Mabetex në tenderin e Pallatit të Mediave

 

Hashim Thaçi

 

Qeveria e Kosovës ka favorizuar kompaninë Mabetex në tenderin për rikonstruksionin e Pallatit të Mediave, duke mos përfillur as qëndrimin e komisionit të vlerësimit dhe ofertave. Televizioni “ALSAT’ ka siguruar edhe dokumentin e Komisionit Vlerësues me pikët që kanë dhënë pesë anëtarët e këtij komisioni për 6 kompanitë konkurruese në tender. Komisioni ka vlerësuar konsorciumin kosovaro-maqedonas “Pellagonia-Ndërtimtari” me 99 pikë ndrësa kompaninë Mabetex me 15 pikë më pak. Konsorciumi kosovaro-maqedonas “Pellagonia-Ndërtimtari” ka ofruar çmimin më të lirë me 12.968.300,21 euro që është rreth 1.5 milionë euro më pak se kompania e Mabetex që është shpallur fituese. Partitë opozitare AAK dhe LDD kanë kritikuar ashpër qeverinë për tentativa për përçarjen e opozitës me dhënien e këtij tenderi për partinë më të madhe opozitare AKR. Por kryeministri Hashim Thaçi e ka mohuar këtë akuzë. “Qeveria respekton ligjin, ne nuk merremi as me favorizime as me diskriminime, por këtu jemi për të respektuar ligjin prandaj ligji duhet të respektohet në përpikëri”, është shpreh Hashim Thaçi. Edhe mediat në Prishtinë i kanë kushtuar një hapësirë të madhe këtij problemi, duke ofruar dëshmi të reja që thellojnë dyshimet për përzgjedhjen e kompanisë për rikonstruksionin e pallatit “Rilindja”. Kështu gazeta “Koha Ditore” shkruan “MABETEX” kishte marrë më pak pikë nga Komisioni vlerësues”, ndërsa gazeta “Zëri” hapet me titullin kryesor “Tenderi 15 milionësh i Behgjet Pacollit vë në dyshim krijimin e bllokut opozitar”. Ndërsa gazeta “Express” mban titullin “Pallati i ëndërrave” dhe analistët shkojnë edhe më tej duke vlerësuar se me këtë tender qeveria Thaçi ka korruptuar opozitën.

Shikoni tabelën e ofertuesve dhe çmimet e ofruara:

 

T A B E L A

 

Ofertuesit                                           Çmimi i ofruar në Euro Zbritje

 

GETOARI                                                 14.691,905.21 5 %
PELLAGONIA-NDËRTIMTARI            12.968,300.21 –
MAMCO-CONSTRUCTIONS SA        16.587,230.26 15 %
MABETEX                                              15.467, 845.97 5 %
ALMONT-NATREL                               15.732,129.39 –
AL TRADE                                             14.139,420.00 –

 

 

 

 

Besa Zogzaj – Gashi

Kandidatja e Specnazit për deputete të LDK’së

 

Besa Zogaj – Gashi është reja e Nazmi Gashit, menaxherit të licencimit dhe raportimit në KEK. Meqenëse e ka shtëpinë në lagjen Arbëria (ish-Dragodan) përballë shtëpisë së Ramush Haradinajt, e ka rekrutuar Spencnazi për të vendosur pajisje përgjuese dhe për ta monitoruar shtëpinë e Ramushit. Specnazi dhe UDB’ja nuk pushojnë dhe përdorin femrat për deputete për t’ua mbushur mendjen një pjese të popullsisë të votojnë për femra të bukura, se për mençuri sipas botëkuptimit të Specnazit dhe Pacollit është mafia ruse dhe serbe. A nuk u vërtetua kjo me Ritën dhe Njomzën? Për çka ikën prej AKR’së? Se nuk u pëlqente ndonjë koncept apo ide? Unë u garantoj 100% jo. Atyre nuk u ka interesuar kurrë koncepti dhe mençuria, por ikën për arsye krejtësisht tjera. Po këtë kandidate, mos po mendoni se Specnaz GRU dhe UDB’ja e do për shkak të mençurisë? Kombi i deleve do të sjell qeverinë e ujqeve Specnaz GRU dhe UDB’ash.

 

 

 

 

 

Afërdita Berisha (Shaqiri): Kandidatja e OMON’it

(Otriad Milicii Osobogo Naznaçenja) për deputete.

 

 

Është përgjegjëse për keqpërdorimin dhe falsifikimin e emrin të Institutit Alb-Shkenca dhe përfitim ilegal në bashkëpunim me hajnin Begzad Baliu dhe UDB’ashin Flori Bruqi (dëshmitë e bashkangjitura). Kur do të vjen sundimi më i vogël i ligjit në Kosovë, kjo me bosin e saj Muhamet Mustafa, hajnin Begzad Baliu, dhe UDB’ashin Flori Bruqi do të paraqiten në bankë të zezë për të dhënë llogari për biznes ilegal dhe falsifikim.

 

 

 

Hykmete Bajrami: Kandidatja e SOBR-it

(Spetsialnje Otriadi Bistrogo Reagirovanja) për deputete.

 

 

“[Ibrahim] Rugovës duhet me ia hek kryt!”, janë këto fjalët e Hykmetes me të cilat më drejtohej mua sa ishte Ibrahim Rugova gjallë. Unë përpiqesha disi ta qetësoj pak duke ia sqaruar se Rugova mund të ketë merita për atë periudhën e hershme të pacifizmit se ka mundur të filloj lufta në shkallë të gjerë këtu në Kosovë, por më vonë…”jo jo, kryt duhet me ia hek”, thoshte Hykmetja. Dikur ndërhyri kolegu im dhe bashkëshorti i saj, Nazmi Zeqiri, dhe po më tregon kur ajo u largua pak, se vëllau i Metit (Hykmetes) ka qenë ushtar i UÇK’së, prandaj kjo mendon kështu. Me siguri se kur ka vdekur I. Rugova, Hykmetja duhej ta kishte ditën më të lumtur në jetën e saj. Mirëpo, unë tash nuk e kuptoj pse ajo nuk iu bashkua ndonjë partie, qoftë ajo edhe dreqit, por pikërisht kësaj të themeluar dhe ngritur nga ai ( Ibrahim Rugova – Sh.B ) të cilit kjo dojke me ja hek kryt! Nëse e ka pas përnjëmend me ia hek kryt kryetarit të LDK’së, atëherë le t’ia hek tash Isa Mustafës. Borgj e ka dhe i bëjë thirrje publike mos të zbrapset nga premtimet. Ruajuni se kur të bëhet deputete ka me ia u hek kryt! Mua gati sa nuk ma heku shkaku i I. Rugovës po të mos intervenonte Nazi!

Si do të mendoj tash vëllau i Hykmetes që paska qenë në UÇK (për ta vjedh ndonjë pulë me siguri!) që motra e tij është bërë pjesë e atyre ndaj të cilëve ky paska luftuar, d.m.th. kundër Serbisë dhe ideologjisë së LDK’së të cilës Hykmetja dojke me ja hek kryet? Apo mos don Hykmetja, Besa, Afërdita dhe shumë të tjerë të na thonë nesër: “A pe sheh se fituam në zgjedhje”? Besoni që këtë mentalitet e kanë (e më shumë meshkujt). Aq janë cinik të tmerrshëm mercenarë, sa që po t’u jepet mundësia të bëhen bashkë edhe me Millosheviqin atje ku është i dekompozuar në varrin e Pozharevcit, janë shumë krenarë sa për t’u fryrë dhe për t’iu treguar se fituam, pavarësisht se vegla të kujt bëhen, qëllimi është vetëm t’iu tregojnë se fituam për inati tënd dhe a sheh se tash jemi më të zot (me ndihmën e mafisë ruse dhe serbe për t’iu shërbyer atyre kundër shqiptarëve). Ky është një lloj kodi i dreqit që e kanë në tru jo vetëm këta kandidatët për deputetë, por gati gjysma e shqiptarëve të Kosovës. Është disi veti e lindur ky lloj mercenarizmi cinik dhe llaskuc.

Hajt Hykmete (e bija boshnjakes!) hiqja kryet Isa Mustafës!

Borxh e ke dikujt nga LDK t’ia heqësh, por bëhu fer e heqja kryetarit, sepse për parti tjera nuk ke premtuar. Mirë që s’ke thënë Millosheviqit duhet me ia hjek kryet, se paska pasur gjasa të inkuadrohesh në SPS, vetëm a të kishin pranuar. Por mjafton edhe në LDK dhe AKR ku ka ndikim mafia ruse dhe serbe.

Desha të them se këto janë kandidate për deputete me urdhër të tërthortë të Specnaz GRU. Ju ende nuk e dini se çfarë inteligjence e hatashme është mafia ruse dhe serbe. U bëjnë juve të mendoni se po votoni femra të bukura dhe të mençura, ndërsa bukurinë ata e duan për vete dhe me budallallëkun e tyre të mbysin popullsinë (përvoja e femrave tjera deputete në Kuvend, sidomos ato që ikën nga AKR e dëshmojnë këtë).

AKR është në koalicion me Partinë Social Demokrate të Kosovës (PSDK) të cilën e udhëheq Kaçusha Jashari, një funksionare komuniste dhe me origjinë ruse, sepse nënën e ka ruse. Fëmija identifikohet me nënën. Për shkak të kësaj, edhe emrin e ka 100% rus. Katjusha (rusisht: Катюша) është lloj i raketave shumë tytëshe ruse. Rrjedh nga emri i femrës ruse Ekaterina – Katja – Katjusha. A është befasi pse mafia ruse rekruton vendaset e veta? Jo. Në PSDK është edhe Agim Çeku. Specnaz GRU e ka bashkuar me AKR’në nga shkaku se ka menduar që ky ka gjasa të kthehet në shërbim të mafisë ruse dhe serbe, meqenëse gruan e ka serbe nga Knini dhe miku i tij është Zdravko Ponosh, ish’shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë së Serbisë. Mos të harrojmë se Agimi është djalë atdhetar dhe ka luftuar kundër serbëve në Kroaci, përkundër se është dhëndër i serbëve, ose edhe i çetnikëve. Pra, duhet ta ndajmë shapin prej sheqerit. Kjo nuk vlen për rastin e UDB’ashëve dhe kandidateve të mafisë ruse dhe serbe, sepse aty s’ka çka të ndahet.

AKR ka lidhur koalicion me Partinë e Drejtësisë (PD) të cilën e udhëheq Ferid Agani. E çfarë drejtësie mund të prisni nga mafiozët rusë dhe UDB’ash? Specnazi i PD’së quhet Niru-je Kuds nga Lindja e Mesme. Në listën e PD’së, që hyn në kuadër të AKR’së, në numrin e 109 figuron një kandidat me emër dhe mbiemër të çuditshëm Xhihad Vuçitërna, një përzierje interesante arabe dhe serbe, dhe me jo aq domethënie të mirë. Emri nga arabishtja e ka kuptimin “përpjekje” dhe në disa raste identifikohet me “luftën e shenjtë”, ndërsa mbiemri nga serbishtja do të thotë “therrat e ujkut”. Pyetja këtu është se për çfarë “lufte të shenjtë” po angazhohet Xhihadi me numrin 109? Nga koalicioni kuptohet luftë e shenjtë për mafinë ruse dhe serbe.

( Shikoni: numrin rëndor dhe emrin – 109.Xhihad Vuciterrna PD në Listën e kandidatve të AKR’së – Sh.B)

 

3. Bizneset e Isa Mustafës: Atëherë dhe tani

 

Isa Mustafa ka qenë ministër i financave në qeverinë Bukoshi në ekzil. Gjatë kohës së komunizmit, për shkak të lidhjeve të forta të UDB’së me Mustafizmin, ai ka qenë kryetar i komitetit komunist ekzekutiv të Prishtinës. Nuk ka dhënë llogari deri në ditët e sotme për fondin e 3%, prandaj kjo është njëra prej arsyeve pse ky sot ka shumë biznese në Kosovë, në emër të tij, anëtarëve të familjes, dhe nëpërmjet personave të tretë. Ky duhet të sillet para ligjit dhe të gjykohet për fondin e 3%. Mjaft janë indoktrinuar njerëzit me deklarata se “ka ndodhur kështu apo ashtu me 3%”. Gjykimi nuk nënkupton marrjen për bazë të deklarimeve, por mbledhjen e provave, dëshmitarëve, dhënësit e 3% dhe mënyrën e shpenzimit të atyre mjeteve. Kjo mund të hetohet shumë lehtë. Është mësuar ky me deklarata t’i arsyetoj vjedhjet e 3% dhe shfrytëzimin e tyre për biznese private të veta. Kërkohet mbledhja e provave dhe gjykimi.

 

 

Isa Mustafa

 

Isa Mustafa: Pas përçarjes dhe linçimeve që ia bëri LDK’së, simpatizantët që mendonin se ky do ta bashkojë partinë, sidomos disa kolumnist të rregullt në portalin zemrashqitare.net siç është Selim Hasanaj, e identifikuan Isa Mustafën si “dhelpën komuniste.” Isa Mustafa ka një numër të madh biznesesh me matrapazë dhe mafiozë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtar. Biznesi kryesor është ai i Mustafizmit AAB-Riinvest, i themeluar me shpërlarje parash, ku Isa Mustafa figuron si bashkëpronarë me Muhamet Mustafën, Muhamet Sadikun dhe UDB’ash e neo-UDB’ash tjerë. Numri i regjistrimit është 70437731, ndërsa data e themelimit 12-05-2009.

Biznesi tjetër i radhës i Isa Mustafa “Makcar” L.L.C. përgjatë magjistrales për në Shkup në kilometrin e tretë, Prishtinë, me numër të regjistrimit 70619911. Pronarë të këtij biznesi janë: Arben Mustafa (djali i Isa Mustafës) dhe greku Alexandros Maniatoupulos (tash na doli edhe mafia greke, por kjo i përshtatet mafisë ruse dhe serbe). Persona të autorizuar figurojnë mustafistët Arben e Besnik Mustafa (që të dy djem të Isa Mustafës), dhe Miroslav Vraneshevik. Duhet theksuar se është themeluar me 04-14-2010, pak para se Isa Mustafa të kërkoj prishjen e koalicionit me PDK’në. Kapitali i biznesit është 40.000 euro, të cilat Isa Mustafa nuk e ka pasur vështirë t’i siguroj, qoftë nga fondi i 3%, qoftë nga buxheti i Komunës së Prishtinës (se po të kujdesej për Prishtinën si për bizneset e veta dhe grekëve, qyteti do të dukej ndryshe, por paratë shkojnë dikah dhe ato gjenden lehtë).

 

 

Isa Mustafa – Ish’ministri i financave në qeverinë e aziluar të Bujar Bukoshit, mblidhte para në emër të „pavarësisë së Kosovës“ duke shpërndarë edhe këso llojë „letrash me vlerë“, madje duke e keqpërdorur edhe vulën e UÇK’së! Kjo s’do shumë koment!

 

Një tjetër biznes i madh i Isa Mustafës është Intereuropa L.L.C. me pronarë të regjistruar Hazbi Hasani, numër të regjistrimit 70351467 dhe kapital 152.000 euro. Personat e autorizuar janë, kush tjetër pos Arben Mustafës i pari, dhe sllovenit Andrej Karish si i dyti. Hazbiu, Arbeni dhe mustafistët janë të familjes fanali dhe kur janë nda kanë marrë shumë mbiemra.

Bizneset tjera të Isa Mustafës janë edhe City Taxi, Marigona Residence me Erolld Belegun, dhe shumë tjera të regjistruara në emër të akrabave pak më të largët, se me Arbenin dhe Mustafistët mjaft ka bërë!

 

4. Krimi i organizuar pa kufi i mustafizmit

 

Mustafizmi nëpërmjet Riinvestit dhe AAB’së është përfshirë në një numër aq të madh të skandaleve dhe krimit të organizuar publik, sa që po të ekzistonte një sundim normal i ligjit, të gjithë do të përfundonin prapa grilave, sidomos këta kandidatët për deputetë. Meqenëse krimi i organizuar i UDB’së Mustafiste është i panumërt dhe për të duhet të mbahen dhjetëra seanca gjyqësore, do t’i përmendim vetëm disa prej tyre shpejt e shpejt me dëshmi zyrtare ndaj të cilave organet e drejtësisë po tregohen totalisht të paafta për të marrë masa, ose sipas të gjitha gjasave janë korruptuar nga mafia ruse dhe e UDB’së së Mustafistëve.

Një prej skandaleve ishte shpëlarja e 2,5 milionë eurove në emër të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik të Kosovës gjatë mandatit të qeverisë së Agim Çekut. Kryeministri e kishte cilësuar hartimin e kësaj strategjia nga UDB’asho-çetnikët e Riinvestit si Marshall për Kosovën, duke menduar gabimisht se Xhorxh Marshalli ishte UDB’ash që shpërlante para. Këtu lindi pak dyshimi rreth patriotizmit të Agim Çekut. Çka në të vërtetë ndodhte në atë strategji, ishte për tmerr dhe organet e drejtësisë ishte dashur të reagojnë, por nuk reaguan përkundër se ngjarja u bë publike nga gazeta Express me datën 18 shkurt 2007. “4 Gb muzikë mp3 (90 % sllave) që ke kërku me i rujtë në laptop, e masanej sa e sa kopje i kam ba (çka bojshe me ato CD s’e kam kuptu kurrë)”, akuzon Dauti. Paramendojeni, në Strategji Kombëtare për Zhvillimin e Kosovës, UDB’ashistët e çmendur të Riinvestit kopjojnë ilegalisht muzikë sllave në CD për të bërë biznes me to! Lexoni edhe çmenduritë tjera të UDB’asho çetnikëve shqipfolës të Mustafistëve:

 

 

“LËVIZJA DAUT”

 

Një lëvizje e re për të gjithë ata që kanë zullum nga shefat e tyre. Lëvizja ka emrin Daut. Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e Dautit gjatë kohës sa ka punuar në Sekretariatin Zhvillimor Strategjik të Kosovës pranë Zyrës së kryeministrit: ( Lexoni: këtu – Sh.B)

 

 

Është qind për qind e vërtetë se këtyre UDB’asho-çetnikëve shqipfolës nuk u vjen turp ama hiq dhe nuk u hanë palla deri sa e kanë mbështetjen e mafisë ruso-serbe, prandaj kanë vazhduar deri në ditët e sotme si thi hajvana me cinizëm të paparë të bëjnë krime, sepse këta përfaqësojnë interesat e rusëve dhe UDB’së.  Prandaj edhe veprojnë si kriminelë të çartur, pesë pare s’i japin dhe mburren shumë me këtë.

Nuk di njeri se cilin prej tyre ta marrë për bazë me radhë, sepse ka shumë. Po i marrim rastet më të fundit, por me kusht që lexuesit dhe publiku ta kenë parasysh se këto nuk duhet t’i nënvlerësojnë shumë e shumë krime të këtij rrjeti kriminal kryeneç.

Në fillim të muajit tetor të këtij viti, UDB’ashistët e Mustafistët manipulojnë opinionin duke e njoftuar se Instituti Alb-Shkenca (IASH) po organizon konferencë në Prishtinë. Fillimisht hapin e-maila fals në Gmail e Yahoo. Në to thuhet se konferenca do të mbahet në lokalet e Universitetit AAB-Riinvest (do të thotë e organizojnë UDB’ashistët e Riinvestit, të rryer në krime të paskrupullta), dhe pjesëmarrja kushton 30 euro.  Njoftimi me e-mail dërgohet me 28 shator, në të cilin thuhet se konferenca mbahet me 1-2 tetor 2010. Njoftimi nuk mban emër, mbiemër dhe kurrfarë detaje tjera të kontaktit. Këtë komplot e organizon Begzad Baliu me UDB’ashistët e Riinvestit, të rryerit në krim të organizuar, falsifikime dhe shpifje. Menjëherë reagon udhëheqësia qendrore e IASH’së për keqpërdorimin e emrit të subjektit juridik nga Begzad Baliu, një hajn i përjashtuar nga IASH për shkak të vjedhjes së kuotave të anëtarësisë të IASH’së. Njoftimi demantues për opinion kundër këtij biznesi ilegal dërgohet nga profesori Jahja Kokaj, përfaqësues i IASH’së për degët e Shqipërisë, Kosovës, dhe Maqedonisë. I bënë thirrje edhe Mandelës së Evropës Adem Demaçit që të mos bie pre e manipuluesve dhe matrapazëve UDB’ashve të Riinvestit të marrë pjesë në atë ngjarje ilegale, sepse kështu do të diskreditohej shumë. Përndryshe, IASH kishte organizuar takimin e rregullt vjetor në Tiranë prej datës 02 – 05 shtator 2010 ku morën pjesë mbi 1 000 pjesëmarrës.

Shikoni: këtu lajmin e Zërit të Amerikës për atë ngjarje!

Meqenëse prapa manipulimit dhe keqpërdorimit të emrit të IASH’së ishte Muhamet Mustafa&Co, përfaqësuesja ligjore e IASH’së për Kosovë, profesoresha Shpresa Hoxha tenton t’a kontaktoj M.Mustafën për ta paralajmëruar rreth këtij biznesi manipulues, por nuk mund ta kontaktoj me telefon dhe i shkruan letër por ai hesht dhe vazhdon biznesin ilegal me Begzad Baliun. Kjo është njësoj sikur ju të organizoni diçka dhe bëni biznes në emër të ndonjë subjekti juridik i cili së pari u ka përjashtuar për krime kundër atij subjekti dhe ua ka denoncuar publikisht në opinion që njerëzit të mos bien pre e manipulimeve të tyre. Për Begzadin dhe UBD’ashët e Riinvesit kjo duket si biznes normal i tyre. Është sikur ju të manipuloni njerëz në emër të, ta zëmë Microsoftit, duke dërguar njoftime me e-maila se Microsofti, dega në Prishtinë organizon konferencë në Kosovë, pjesëmarrja kushton kaq, në të do të mbaj referat Adem Demaçi, ndërkohë që vetë udhëheqësia e Mcrosoftit u ka përjashtuar dhe denoncuar për vjedhje të po kësaj kompanie.

Begzad Baliu në cilësinë e menaxhuesit të llogarisë bankare të IASH’së për degën e Kosovës, grabit mjetet financiare të IASH’së për vete. Bordi i IASH’së reagon duke e përjashtuar Begzadin, i cili nga gjithsej diku afër 8.000 euro sa kishte në llogari të IASH’së merrë për vete pa kurrfarë llogarie diku afër 5.600 euro.

 

 

Shikoni:

( Pasqyrën e transaksioneve të IASH’së në ProCredit Bank – Prishtinë )

 

 

Pas reagimit të Bordit të IASH’së duke e përjashtuar Begzadin për këtë keqpërdorim të besimit, Begzadi turret (më datën 23 qershor 2008, pra disa ditë pas shkarkimit të tij nga detyra e mbajtësit të llogarisë bankare në Kosovë) në bankën ProCredit dhe ka kërcënuar punonjësen e bankës e cila me të drejtë dhe bazuar në vendimet e Institutit Alb-Shkenca, dhe miratimin e këtyre nga vendimeve nga DRN-OJQ në Ministrinë e Administrimit Publik të Republikës së Kosovës, nuk e lejoi Begzadin të bënte tërheqje nga kjo llogari. Begezadi nuk ndalet dhe dërgon në adresën e IASH’së 249 e-maila me këtë porosi gjysmë-serbisht dhe gjysmë-shqip.

„Qelbesira djakovice

nuk e njohim vendimin e qenve

komshije nenada pitulica

jebite mater svi“ (Shkëputur nga njoftimi i administratës qendrore të IASH’së të datës 26 qershor 2008 )

Me “Qelbësira gjakovice” ai i drejtohet profesoreshës së respektuar Shpresa Hoxha të cilën Bordi i IASH’së e emëron përfaqësuese ligjore të degës së IASH’së për Kosovë. Begzadi bëhet i pandashëm dhe në bashkëpunim me Muhamet UDB’ashin vazhdojnë të thirren në emër të IASH’së përkundër se i kanë quajtur mijëra studiues të spikatur shqiptarë anembanë botës në IASH si “qelbësira, qenë” dhe i kanë sharë në serbisht. Marketingun e krimit të organizuar të Begzadit dhe UDB’ashëve mustafist për konferencën manipuluese dhe ilegale, e bënë UDB’ashi Flori Bruqi. Flori Bruqi sa ishte në detyrë zyrtare të UDB’së gjatë kohës së Jugosllavisë, më 15 shkurt 1985 kërcënon zyrtarisht nga Beogradi (ku Bruqi ishte i vendosur) pushtetin komunal të Deçanit të udhëhequr në atë kohë nga Osman Tolaj. Kërcënimet Bruqi i drejton në emër të UDB’së, jugosllavizmit dhe titizmit, në formë të shkruar dhe të nënshkruar në Beograd, nga objekti “Slobodan Penezic” nr. 308/III, 11000 Beograd.

 

Shikoni dëshminë

 

Begzadi jo vetëm që është i pandashëm me harbutërinë e tij, por vazhdon të kërcënoj ashpër edhe përfaqësuesen aktuale ligjore të IASH’së në Kosovë, profesoreshën Shpresa Hoxha. Më ka rënë rasti t’i shoh në telefonin mobil të saj, nga numri i Begzadit 044 173 596. Në mes tjerash, Begzadi kërcënon profesoreshën se ka edhe shumë për t’u sqaruar me të dhe se ende nuk ka marrë fund. Në mungesë të sundimit të ligjit në Kosovë, bashkëshorti i profesoreshës detyrohet ta paralajmëroj hajnin e qelbur Begzad Baliu dhe kërcënimet e tij kundër profesoreshës, se “po që së gruas sime (d.m.th. Shpresa Hoxhës) i mungon vetëm një qime floku, do t’iu zhduku“. Begzadi dhe krimet e tij ndryshe nuk ndalet pos me terror.

Derisa policia dhe drejtësia nuk merret me krimin e organizuar të UDB’ashistëve të Riinvestit, çështja ka arritur aq larg sa të përfshihet edhe në Raportin më të ri të Progresit për Kosovën i botuar nga Komisioni Evropian më 09 nëntor 2010, i cili tërthorazi i referohet shpëlarjes së parave nga Riinvesti në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), respektivisht personat kyç Muhamet Mustafa dhe Lutfi Zharku (ministër i MTI’së). Lutfi Zharku para fillimit të luftës në Kosovë më 1998-99 shkon për të marrë magjistraturë në Beograd. Shumë njerëzve u duket pak ironike si Luta shkon për të studiuar në Beograd gjatë regjimit të Millosheviqit. Por ajo që ka rëndësi për Kosovën, është si në Beograd, ashtu edhe në Zagreb, madje edhe në disa universitete perëndimore, profesorët u kanë thënë studiuesve shqiptarë: “A do të jetosh këtu në Kroaci, apo do të kthehesh në Kosovë?” Kur studiuesi (njëri nga Klina) u ka thënë: “Do të kthehem në Kosovë”, atëherë profesorët kroat i kanë thënë: “Qashtu bre trego; qe doktoratura edhe ec. Se menduam që do të jetosh këtu e do të na sjellësh telashe edhe neve dhe popullit kroat”. Ka shumë raste të tilla në Kosovë, sidomos në mesin e UDB’ashëve. Luta nuk e ka lënë pa ia kthyer nderin Serbisë së tashme për të “mirën” që ia ka bërë gjatë kohës së Millosheviqit. Ju lutem, shikoni se çfarë katrahure ekonomike i solli marrëveshja e CEFTA’s Kosovës në raport me Serbinë. Për CEFTA’n në anën e Kosovës ishte përgjegjës MTI, ose thënë më saktë për të mos i futur të gjithë njerëzit në një thes, Lutfi Zharku – Luta personalisht.

 

 

Lutfi Zharku

 

Aty ku ka mundur ta dëmtoj Kosovën për llogari të Serbisë, Luta nuk e ka lënë keq, dhe aty ku nuk ka mundur, përsëri i ka bërë nder të madh Serbisë duke shpërlarë para me UDB’ashët e Riinvestit. Luta ia dha fillimisht Riinvestit – Muhamet Mustafës 50,000 euro për “Strategjinë e Industrisë”, që ishin vetëm biznes i zakonshëm i shpëlarjes së parave të tatimpaguesve kosovarë për llogari të Mustafizimit dhe UDB’ashizmit, njësoj sikur edhe strategjia e mëhershme “kombëtare” për zhvillimin e Kosovës në vlerë 2,5 milionë euro, e cila detyroj themelimin e Lëvizjes Daut. Në emër të kësaj “Strategjie të Industrisë”, Luta shpërlau me Muhametin edhe nja 40,000 euro si shpenzime përcjellëse, që do të thotë se strategjia ka kushtuar deri në 90,000 euro.

Raporti më i fundit Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, në faqe 39 kritikon broçkullat e kësaj strategjie të industrisë e cila edhe ashtu është refuzuar nga qeveria:

“Në dhjetor, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përgatiti strategjinë e industrisë për Kosovën për periudhën 2010 – 2013. Qëllimi kryesor ishte të ofrohen bazat për rritjen e cilësisë së politikës industriale [se me CEFTA’n e kanë kënaq krejt!]. Dokumenti [i Riinvestit] ofron një analizë të sektorëve industrial të Kosovës së bashku me ide për t’i përmirësuar mundësitë e konkurrencës dhe punësimit. Strategjia parasheh rol më të madh të industrisë në GDP [në kohën kur në shtetet tjera që zhvillohen kjo pjesëmarrje bie në favor të shërbimeve], eksportin dhe investimet. Mirëpo, kjo strategji nuk ishte miratuar nga qeveria dhe prandaj nuk përmban asnjë plan të zbatimit ose masa të politikave”, thuhet në faqe 39 të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

O Komision Evropian i nderuar! Po a je n’veti ti? Kjo nuk ka qenë fare strategji e industrisë por strategji për shpëlarjen e parave ndërmjet mafisë ruse dhe serbe, njësoj sikur shpërlarja e 2,5 milionë eurove më herët nga po e njëjta mafi kur në vend të strategjisë kombëtare për zhvillim kopjohej muzikë sllave [kopjimet e muzikave tjera nuk lejoheshin se nuk i shërbenin drejtpërdrejtë krenarisë së mafisë ruse dhe serbe], sepse e tëra me këta njerëz ka të bëjë me mafinë ruse dhe serbe, Specnaz GRU, OMON, SOBR, UDB. Ti Komision Evropian vazhdimisht po u thua qytetarëve të Kosovës ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qytetarët tash e dinë se kush qenka thelbi i mafisë, korrupsionit, dhe krimit të organizuar. Nëse duan, le të veprojnë. Emrat, mbiemrat, përemrat, të bëmat, faktet, kur, si, çka dihen. Atëherë le të veprojnë qytetarët, ndryshe mos e prano kurrë Kosovën në BE. Edhe ashtu Kosovën e ke izoluar dhe e ke bërë si geto, por unë jam më se i bindur se vetë qytetarët nuk po duan ta ndryshojnë këtë gjendje, madje na bëjnë thirrje për të votuar mafinë ruse dhe serbe.

Prishtinë, 27. 11. 2010

 

Falënderim:

Nuk mundem pa i falënderuar disa persona që më kanë ofruar të dhëna faktike. Ata që më kanë kërkuar të mos ua përmend emrat, e kanë konfidencialitetin e garantuar përgjithmonë. Dy persona që meritojnë të falënderohen, janë: 1) Viktor Suvorov; dhe 2) Arbër Gashi, i njohur ndryshe si “Director of Anti-Social Behavior Undercover Investigation”. Të parit i jam mirënjohës për të dhënat rreth mafisë ruse dhe Specnaz GRU, ndërsa të dytit për të dhënat e komplotit dhe shumë dokumente zyrtare. I jam mirënjohës edhe një grupi nga Lëvizja Daut të cilët kanë kërkuar që të mos ua përmend emrat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu