Zbulohet në Uzbekistan varri i Aleksandrit të Madh?

0
257

Shkup, 21 maj – Një ekip gazetarësh nga Maqedonia pretendon se ka vizituar një fshat në Uzbekistan, banorët e të cilit u deklaruakan si “maqedonas”.

Reporterja Marina Dojçinovska, ka bërë një reportazh me banorët e këtij fshati, ku thuhet madje se është varrosur dhe trupi i Aleksandrit të Madh.

“Për befasinë tonë, banorët e fshatit na treguan varrin, për të cilin pretendonin se është i Aleksandrit të Madh. Ata kishin dëgjuar për Maqedoninë dhe thoshin për veten se ‘Jam maqedon”. Ata dinin shumë për Aleksandrin e Madh dhe rrëfenin se për të është folur nëpër shekuj në fshat. Kur kuptuan se jemi nga Maqedonia dhe se jemi maqedonas, burrat e fshatit na çuan ballëlartë në shtëpitë e tyre, ku u thoshin bashkëshorteve të tyre se ‘ne ekzistojmë vërtet dhe se jemi nga Maqedonia’”, thekson Dojçinovska.

Reportazhi në fshatin e “zbuluar” të quajtur Iskender Zulkernaj, do të jepet sonte në ora 19 në TV SONCE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu