Zëvendëskancelari i Austrisë thotë në Beograd se s’ka dyshim që Kosova është pjesë e Serbisë!

0
145

Njohja e Kosovës është çështje vetëm e Serbisë, dhe detyrimet që mund t’i bëhen asaj për ta pranuar Kosovën janë të gabuara, ka thënë zëvendëskancelari i Austrisë – Heinz-Christian Strache në Beograd, shkruan GazetaBlic.

Mendoj se njohja e Kosovës është çështje vetëm e Serbisë. Trysnia për ta njohur pavarësinë e saj është e gabuar. Austria duhet të marrë pjesë si ndërmjetësues në dialog si vend neutral, ka thënë Strache për mediumin serb “Politika”.

Siç raporton Politika, përcjellë GazetaBlic, Strache ka rikujtuar se Partia e tij Liberale ka kritikuar ashpër pranimin e Kosovës si shtet nga ana e Austrisë, por ka shtuar se ky tani është një fakt i cili nuk mund të ndryshohet.

Në foto: Heinz-Christian Strache – Zëvendëskancelar i AustrisëAi madje citohet të  ketë thënë se ‘Kosova padyshim është pjesë e Serbisë’.

Zëvendës kancelari austriak tha se shpreson që do të jetë i mundur një kompromis i përbashkët mes Serbisë e Kosovës me anë të dialogut.

Duke theksuar se Serbia pa dyshim është një prej vendeve më të rëndësishme në rajon sa i përket garantimi të paqes dhe stabilitetit, ai ka shtuar se ky shtet  është në rrugë të duhur  për t’u anëtarësuar në BE.

Ne duam të përmirësojmë pajtimin, demokracinë, prosperitetin dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Mjeti më i mirë për këtë, është procesi i pranimit në BE. Është në interesin tonë që Serbia të ketë një perspektivë konkrete për t’u pranuar në BE” –  citohet të ketë thënë Strache.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu