Zëvendësministri Lushtaku grushton zyrtarin Mustafë Xhemajl

0
220

Prishtinë, 3 nëntor – Zëvendësministri i Diasporës, Nuredin Lushtaku, ka rrahur të hënën drejtorin e Departamentit për Politika të Diasporës në këtë ministri, Mustafë Xhemajli. Burime nga Ministria kanë thënë se Lushtaku e ka goditur me grushte e shuplakë Xhemajlin, në objektin e Qeverisë së Kosovës, për shkak se kishte refuzuar që të punësonte një person të cilit i kishte premtuar punësim zëvendësministri i Diasporës.
Rasti nuk është raportuar në polici fare, por ka tashmë ky konflikt ka rënë ndër burra. Sipas burimit ka ndërhyrë edhe kryeministri Hashim Thaçi për t’i pajtuar, porse misionin për pajtimin e tyre tashmë e ka marrë në dorë, kushëriri i zëvendësministrit Lushtaku, Sami Lushtaku.
Mustafë Xhemajli është vëllai i madh i veprimtarëve politikë, Bajrush dhe Emrush Xhemajlit. Lushtaku e Xhemajli kanë qenë bashkëveprimtarë shumë vjet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, ndërsa tash punojnë në një institucion, njëri me pozitë politike e tjetri menaxheriale.

Një veprim i till i rastit len të kupton se PDK-ja dhe veprimtaria e saje esht vetem në sherbim të Punsimit dhe tenderave sepse veprimi në drejtim të aktivitetit të çashtjes Kombtare esht larg në agjenden e kesaj partie që thirret si partie Luftës.

Familja Xhemajli njihet heret në aktivitetin e çashtjes Kombtare dhe gjithashtu si Familja më me ndikim ne rrafshin e Poltikes të Ilegalitetit dhe një nder familiet më të Presekutuara që i esht bere nga rexhimi Serbosllav në zonën e ferizait dhe një nder Familet më një bagazh të madh në aktivitetin Poltike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu