Zhduket aplikacioni i Nazim Bllacës për statusin e veteranit të UÇK’së (Dokumente/Foto)

0
281

nazim-bllaca3

Komisionit për verifikimin e veteranëve mund t’i dalë punë edhe me Nazim Bllacen. Emri i të cilit jo vetëm se nuk figuron në listën e atyre që kanë fituar statusin e veteranëve, por as në të atyre që u është refuzuar ky status. Aplikacioni i tij për statusin e veteranit të UÇK’së është zhdukur.

Nazim Bllaca si pjesëtar i UÇK’së gjatë luftës në Kosovë, ka qenë pjesë e Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”, në Zonën e Pashtrikut. Ai gjatë asaj periudhe edhe ishte plagosur rëndë.

Bllaca, i cili më vonë i ishte bashkuar SHIK’ut, kishte aplikuar për statusin e veteranit të UÇK‘së por me publikimin e listave të “Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit të UÇK’së”, emri i tij nuk figuron as në listën e të refuzuarve. Madje aplikacioni dhe dosja e tij është zhdukur komplet dhe nuk figuron askund.

(Aplikacionit i Nazim Bllacës)

Aplikacioni

Gazeta ka provuar ta kontaktojë komandantin e kësaj zone, Haxhi Shala, që të japë sqarime për zhdukjen e tillë të aplikacioneve dhe për parregullsi të tjera gjatë procesit të verifikimit, mirëpo ai nuk iu është përgjigjur thirrjeve të gazetës.

Nga ana tjetër, burime të afërta të Gazetës tregojnë se Nazim Bllaca do të bëjë ankesë dhe nuk përjashton as mundësinë për të bërë kallëzim penal ndaj këtij komisioni për zhdukjen e dosjes së tij.

Ndryshe, në listën e veteraneve të kësaj zone figuron emri i Faherdin Gashit, po ashtu tjetër ish-pjesëtar i SHIK’ut, i dënuar me 18 vjet burg, bashkë me Nazim Bllacën, për vrasjen e Sahih Gashit në qershor të 1999 në shtëpinë e tij në Varigovc të Lipjanit.

Aplikacioni 1

Publikimi i listave të veteranëve nga ana e komisionit për verifikim e tyre ka sjellë pakënaqësi të mëdha nga disa ish-pjesëtar të UÇK’së, për shkak se, sipas tyre, në lista kanë hyrë edhe emra të personave të ndryshëm që nuk kanë qenë pjesë e luftës në Kosovë, e jashtë këtyre listave kanë mbetur një numër i madh i bashkëluftëtarëve të tyre.

Faherdin Gashi: 

Fahredin Gashi

Vërtetimi se Nazim Bllaca, si pjesëtar UÇK, është shëruar në spitalin ushtarak pas plagëve të marra:

Vertetimi

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu