Zvicër, përplaset një autobus turistësh, vdesin 22 fëmijë

0
233

Një autobus turistësh belgë është përplasur me murin e një tuneli në Valis, Zvicër, duke shkaktuar vdekjen e 28 vetave, 22 prej të cilëve fëmijë. Lajmin e ka konfirmuar policia zvicerane, sipas të cilës autobusi me turistë po kthehej  rreth orës 21:15 të mbëmjes së të martës, pas një shëtitjeje në borë.

Mjeti transportonte 52 persona, ndërsa mbeten të panjohura shkaqet e aksidentit. Agjencitë vendase të lajmeve bëjnë të ditur se shumica e viktimave ishin rreth moshës 12 vjeç, ndërsa të vdekur në vend kanë mbetur edhe shoferi dhe ndihmësi i tij.

Në aksident kanë mbetur të plagosur rëndë edhe 24 persona të tjerë, ndërsa të paktën 200 persona janë përfshirë në operacionin e nxjerrjes së viktimave dhe të plagosurve nga autobusi dhe dhënien e ndihmës së parë. Operacioni në të cilin kanë marrë pjesë 12 ambulanca, 8 helikopterë dhe 200 punonjës të ndihmës së shpejtë ka përfunduar  vetëm pas mesnatës.

Mediat bëjnë të ditur se autobusi i aksidentuar ishte një prodhim i vitit të fundit dhe i pajisur me rripa sigurimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu