Zvicerania 75-vjeçare tregon pse e vrau djalin 7-vjeçar nga Kosova

0
161

Një 75-vjeçare nga Zvicra, dy javë më parë vrau një 7 vjeçar nga Kosova. Ajo kishte shpjeguar arsyen e aktit, duke thënë se bëri këtë gjë në mënyrë që ta dëgjonin të tjerët.

Zvicerania, e cila para dy javëve vrau shtatëvjeçarin shqiptar, Mërgim L., që ishte duke u kthyer nga shkolla në Bazel, kishte treguar arsyen se pse e bëri këtë veprim.

Menjëherë pas vrasjes së shtatëvjeçarit, ajo kishte telefonuar nje Gazete dhe me pas njoftuar autoritetet që sapo kishte vrarë një fëmijë.

Siç transmeton Blick.ch, arsyeja se përse ajo e ka bërë këtë gjë është sepse ajo e ndjente që autoritetet nuk po e merrnin seriozisht.

“Më kishin dëbuar nga banesa ime, kështu duke mos më dhënë mundësi për t’u kthyer më në të. Askush nuk më dëgjonte tek autoritetet. Kështu që duhet të bëja diçka, në mënyrë që të dëgjohesha”, ka thënë ajo për Telebasel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu