Zvicra ngrin 1 miliard $ asete të Gedafit, Mubarakut dhe Ben Aliut

0
350

Zvicra ka bërë të ditur se ka ngrirë një shumë prej 1 miliard dollarë asete që kanë lidhje me liderët Libisë dhe ish-liderët e Egjiptit dhe Tunizisë.

Ministri i Jashtëm, Micheline Calmy-Rey tha se janë zbuluar depozita që kanë lidhje me liderin e Libisë Gedafi, ish-presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak dhe ish-presidentit të Tunizisë Zine El Abidine Ben Ali që kapin shumën e 960 milionë dollarëve.

Pjesa më e madhe e shumës ka lidhje me ish-presidentin e Egjiptit – rreth 473 milionë, ndërsa afërsisht 416 milionë kanë lidhje me Gedafin. Kurse vetëm 70 milionë kanë lidhje me ish-presidentin e Tunizisë.

Këto pasuri nuk përfshijnë vetëm depozita bankare por edhe pasuri të patundshme.

Zvicra fillimisht ngriu asetet e Ben Alit dhe Mubarakut pasi u përmbysën nga protestat popullore në janar dhe shkurt ndërsa asetet e Gedafit u bllokuan pas nisjes së protestave.

Qeveritë e reja në Tunizi dhe Egjipt kanë kontaktuar Zvicrën duke kërkuar kthimin e fondeve. Por deri më tani asnjë prej këtyre vende nuk ka treguar të dhëna të mjaftueshme se këto para janë nxjerrë nga rrugë të jashtëligjshme në mënyrë që Zvicra të bëjë kthimin e tyre. Ndërsa lidhur me asetet e Gedafit nuk ka ende diskutime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu