Zyra e Merkelit konfirmon takimin sekret të njerëzve të Haradinajt me Gjuriqin në Berlin

0
116

Gjermania e ka konfirmuar se ka ndodhë një takim Kosovë-Serbi në Berlin, të mërkurën.

Zyra për informim e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka konfirmuar për lajmi.net se takimi i fshehtë i mbajtur në Berlin ka ndodhur, por nuk kanë dhënë detaje mbi temat e trajtuara apo ecurinë e mbledhjes.

“Si parim, ne nuk japim asnjë informacion mbi takimet e mbajtura në nivel pune”, thuhet në përgjigjen e shkurtër nga një zëdhënës i kancelarisë, i cili ka dashur të mbetet anonim.

Në anën tjetër, takimi është konfirmuar edhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Ai ka thënë se pala serbe në Berlin u përfaqësua nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ndërsa takimi ishte takim përgatitor për Samitin e Parisit.

Marko Gjuriqin në atë takim e kam dërguar personalisht unë”, tha Vuçiq para gazetarëve i pyetur për takimin në Berlin.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për asnjë fshehtësi përveç se nikoqirët kanë qenë përgjegjës të përmbajtjes së diskutimeve.

“Pas atij takimi në të cilin jemi pajtuar së bashku me nikoqirët që të mos flitet për atë që është diskutuar, kam thënë se nuk do të ketë Samit të Parisit”, shtoi ai.

Vuçiq ka theksuar se Gjuriqin e ka këshilluar të përcjell mesazhin se Serbia dëshiron të jetë konstruktive, se dëshiron dialog dhe se gjëja më e rëndësishme është heqja e taksës”.

“Shqiptarëve nuk u ka shkuar mendja ta heqin taksën, andaj nuk ka rezultat në lidhje me atë takim. Por, mendoj se gjermanët dhe francezët tani e dinë se kush nuk dëshiron dialog, kush e ngecë, dhe kush dëshiron se në vend të Evropës dikush tjetër të merret me këtë temë. Nuk them se dikush tjetër nuk duhet të pyetet, por ata dëshirojmë që vetëm ata të tjerët të pyeten”, theksoi ai.

Periskopi ka kontaktuar edhe me Zyrën e Kryeministrit, por deri më tani nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje. Mbrëmë u kontaktua edhe Ministria e Jashtme, e cila ka nën kompetenca ambasadorët në vendet e huaja. Edhe ky institucion tha se nuk ka njohuri për takimin, e aq më pak për përfaqësimin e Arifit në Berlin.

Ndërsa, Shpend Ahmeti nga Ekipi Negociator u shpreh i habitur, duke  thënë se nuk kanë qenë as ata të informuar.

Partitë e koalicionit, PDK dhe AKR, të kontaktuara nga Periskopi shprehën të njëjtën gjë. As ata nuk i informuan fare për takimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu