Zyrtare: Kosova bëhet me institucione më 8 dhjetor

0
59

Atifeti

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, zotëri Hashim Thaçi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotëri Isa Mustafa për t’u njoftuar me përgatitjet për formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, respektivisht konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe krijimin e qeverisë së re.

Presidentja Jahjaga u njoftua me ecurinë e bisedimeve mes dy partive politike në harmonizimin e programit qeveritar dhe konsolidimin e prioriteteve shtetërore dhe i inkurajoi liderët e dy subjekteve politike që kanë arritur pajtueshmëri ndërpartiake për bashkëqeverisje javën e kaluar që përbrenda këtij muaji të krijojnë institucionet relevante për të kompensuar kohën e humbur në përmbushjen e obligimeve institucionale ndaj qytetarëve të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, zotëri Thaçi dhe ai i LDK-së, zotëri Mustafa e njoftuan Presidenten Jahjaga që subjektet e tyre politike dhe grupet punuese për harmonizimin e koalicionit bashkëqeverisës do të jenë të gatshme të ftojnë seancën e Kuvendit të Kosovës për t’i zgjedhur organet e këtij institucioni dhe votuar Qeverinë dhe programin e saj qeveritar më 8 dhjetor 2014, thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu