Zyrtare: LDK-AKR arrijnë marrëveshje për koalicionin

0
62

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë nënshkruar edhe zyrtarisht koalicionin parazgjedhor.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se të dy partitë kanë arritur këtë koalicion për zhvillim të ri dhe një kthesë të madhe për vendin. “Marrëveshja përmban përcaktimin tonë të përbashkët, për zhvillimin ekonomik. Forcimin e sh teti ligjor, dhe integrimit euroatlantik. Me AKR-në do të arrijmë fitore, dhe do të fitojnë qytetarët e Kosovës. Do të ofroj zhvillim dhe stabilitet. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje për të mirën e këtij vendi”, ka thënë Mustafa.

Ndërkohë, Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, ka thënë se ky është koalicioni i madh që ka pritur Kosova dhe që pritet të bëj ndryshimet rrënjësore në vend.

“AKR-ja e as unë nuk kemi folur për poste në këtë marrëveshje. Nuk kemi vepruar që të shkruhet ose të debatohet për poste. Ne kemi kërkuar një platformë nga ku mund ta ndryshojmë Kosovën me këtë koalicion, me LDK-në, me grupet progresive të kësaj shoqërie. AKR-ja dhe LDK-ja do ta ndryshojnë Kosovën. Këtë ju premtoj. Ka lind një koalicion i madh. Një koalicion i punës. I ndryshimit. Kosova do të ndryshoj. Nuk do të ketë më mjegull tek qytetarët. Tani i ka ardhur fundi mjegullës. Ne jemi këtu për ta bërë atë. Për të punuar për perspektivën e Kosovës dhe të rinisë të Kosovës. Për një jetë më të mirë. Këtë do ta bëjmë me punë, vullnet dhe përkushtim.

Këtë koalicion e kemi arritur për dy arsye. Mendojmë se gjërat nuk arrihen me dhunë, por me vepra dhe punë. Dhe besoj se me LDK-në ne do të implementojmë synimet dhe programet tona. Arsyeja tjetër është se kjo shoqëri është lodhur prej të keqes dhe dhunës që i ka ndodhur qe 18 vite. Kjo shoqëri është lodhur prej premtimeve bosh. Tani ka ardhur koha kur edhe shoqëria është vetëdijesuar. Nga vetëdijesimi i shoqërisë ka lindur ky bashkim forcës. Tani jam i bindur se qytetarët do të dalin masovisht në zgjedhje. Ne i ftojmë që të dalim masovikisht në zgjedhje dhe ne të punojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë Pacolli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu