Zyrtare: Lista Serbe nuk hynë në Qeveri me Vetëvendosjen

0
77

Lista serbe

Lista Serbe është e gatshme të marrë pjesë në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, por pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Burime të Indeksonline mësojnë se kjo është bërë e ditur sot pas takimit të përfaqësuesve të listës serbe me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Beograd.

Në takim është arritur unitet absolut rreth të gjitha qëndrimeve, kurse janë miratuar edhe parimet për veprimin e Listës Srpska në Qeverinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për mediat serbe edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai në një konferencë të përbashkët për gazetarë me përfaqësuesit e Listës Srpska, përfaqësuesit e Komunave me shumicë serbe të Kosovës, si dhe me ekipin përgatitor për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ka thënë se “Srpska” është e hapur për bisedime me të gjithë dhe e gatshme për mundësi tjera, përfshirë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu