Zyrtarët e lartë të vendit injoruan ‘Epopenë e Dukagjinit’ (Foto)

0
280

Epopeja e Dukagjinit

Sot u bënë 16 vite nga bombardimet e NATO-së mbi caqet serbe në Kosovë, e po ashtu sot u bënë 17 vite nga fillimi i luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Dukagjinit.

E sikurse çdo vit tjetër edhe sot u mbajt manifestimi tradicional “Epopeja e Dukagjinit” në komunën e Deçanit.

Mirëpo ky manifestim dhe kjo datë e rëndësishme siç duket nuk ju bëri përshtypje zyrtarëve të lartë të shtetit, ku asnjëri nga ta nuk pa në këtë manifestim, e madje as në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gllogjan, transmeton Indeksonline.

As presidentja Atifete Jahjaga, as kryeministri Isa Mustafa si duket nuk kanë gjetur kohë për t’íu bashkuar qytetarëve të kësaj pjese për të shënuar këtë datë të rëndësishme për të gjithë Kosovën.

I vetmi ai që vizitoi kompleksin memorial të dëshmorëve në Gllogjan ishte lideri i AAK-së Ramush Haradinaj së bashku me anëtarët e tjerë të kësaj partie, dhe disa nga pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Dardan Molliqaj, dhe udhëheqësit e komunës së Deçanit.

Epopeja e Dukagjinit 1

Epopeja e Duakgjinit 3

 

Epopeja e Dukagjinit 4

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu