Zyrtari i LDK-së e quan monstrum Adem Demaçin – postimin e tij e pëlqejnë edhe Armend Zemaj e Naser Rugova

1
241

Nënkryetari i Komunës së Klinës, Besim Hoti, ka ofenduar rëndë  tashmë të ndjerin, veprimtarin Adem Demaçi.

Hoti i cili ka qenë kandidat për kryetar të Klinës nga LDK, e ka quajtur Demaçin si përçarësin numër dy të shqiptarëve, duke paralajmëruar se shpejt do të ikë nga kjo botë edhe përçarësi numër një siç e quan ai, duke mos i dhënë emër atij.

“Përçarësi numër dy i shqiptarëve ka ikur nga kjo botë! Pritet të ikë edhe Shpend-keqja që është përçarësi numër një. Këta dy monstruma i bënë pikë e pesë shqiptarët” shkruan Hoti në Facebook, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq, në komentet e bëra nga qytetarët në statusin e tij, shihet se Hoti e ka fjalën për Demaçin të cilin e vlerëson si armik të madh të ish presidentit Rugova.

Këtë status, e kanë mbështetur edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, dhe Naser  Rugova.

Në komentin e tij, deputeti Zemaj ka shkruar “respekt Besim shoqi”, duke e mbështetur kështu për atë se çka ka shkruar Hoti për Demaçin.

Ndërkaq, duhet kujtuar se ceremonia komemorative dhe e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, me nderimet më të larta shtetërore, bëhen sot në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 08:30.

Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë./Telegrafi

1 Koment

  1. BACI PO FLÉ!…
    JO! NUK VDES ADEM SHQIPÉRIA!

    Adem Shqipoja, me Shqiponjén né Flamurin Kuqezi,
    -u lind dhe u rrit!
    Me Shqiponjén né Flamurin Kuqezi!
    Rilindje, do té keté pérdité!…

    Mjeré kush e hoqi,
    Flamurin e shenjté,
    Té Nénés Shqipéri!
    Turpe té médha, pas i lané vetes,
    Pjellat e pista té laramanisé!
    Faqezeza dhe faqezinj!

    Baca yné, Adem Demaçi,
    Té prehet i qeté:
    Kudo, né trojet shqiptare;
    Flamuri i té paréve-çlirimtaréve!
    Do té valojé,
    Né paqe dhe né luftéra; PÉRJETÉ!
    28 Korrik, 2018

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu