​AKI përgjon rreth 1000 qytetarë të Kosovës

0
1453

AKI

Numri i të përgjuarave dhe të vëzhguarave është mbi 1.000. Ky numër arrihet, sepse thuajse asnjë vendim nuk është vetëm një preson i dyshuar por ky numër arrin deri në 50, siç është rasti i të dyshuarve për veprime terroriste. Gjykata Supreme gjatë vitit 2012 ka lëshuar 137 vendime për përgjime. Për vitin 2013-106 vendime. Gjatë vitit 2014, deri me 3 dhjetor ka lëshuar 71 vendime.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka përgjuar qindra kosovarë të dyshuar për vepra të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Këto përgjime, që kanë të bëjnë kryesisht me dyshimet për vepra që lidhen me terrorizmin dhe kërcënimin e sigurisë kombëtare, janë kryer me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Gjyqtarja e autorizuar për të shqyrtuar kërkesat e AKI-së për përgjime dhe vëzhgime ka lëshuar 314 vendime gjatë tre vjetëve të fundit. Numri i të përgjuarve kalon 1.000 kosovarë.

Gjykata Supreme ka ofruar të dhëna vetëm për numrin e vendimeve të aprovuara, por jo edhe të kërkesave të refuzuara. Nuk ka sqaruar se për çfarë veprash, me arsyetimin se janë “konfidenciale”.

AKI, Objekti

“Gjatë vitit 2012 janë lëshuar 137 vendime. Për vitin 2013 – 106 vendime. Gjatë 2014-s, deri më 3 dhjetor janë lëshuar 71 vendime”, ka thënë Gjykata Supreme në një përgjigje me shkrim.

Por, gazeta ka mësuar se numri i të përgjuarve dhe të vëzhguarve është mbi 1.000.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu