​Përfundon Sondazhi i Gazetës Express: Vetëvendosje del e para

0
1859

Partite politike

Në këtë sondazh, gjatë një jave, kanë marrë pjesë 3.598 persona. Befasia më e madhe është LDK’ja – e cila ka pësuar rënie. Befasi ka edhe në kampin opozitar. Një pjesë e elektoratit kërkojnë parti të re. Lexojeni në Express rezultatet e kësaj ankete plot befasi.

Në sondazhin e realizuar nga Gazeta Express, përmes faqes së saj në FB, kanë marrë pjesë 3598 persona.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 33% të votave, duke mposhtur kështu partinë më të madhe në pushtet PDK’në, e cila ka marrë 23%.

Ndërkaq, të dhënat për LDK’në shënojnë rënie drastike të përkrahjes së qytetarëve. Në këtë sondazh, kjo parti ka marrë vetëm 10%, që i bie të jetë në vendin e pestë me më pak vota se partitë e opozitës AAK e Nisma

Befasia e këtij sondazhi ka qenë Nisma e Fatmir Limajt, e cila ka dalë e treta, duke marrë gjithsej 17% të votave.

Në anën tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka ruajtur një bazë solide të mbështetjes. Ashtu siç edhe pritej, kjo parti ka dalë e katërta duke marrë 12% të votave.

4% e të anketuarve janë shprehur të gatshëm për një parti të re në skenën politike.

Fitorja e Vetëvendosjes në sondazhe online ka qenë e pritur për shkak të aktivitetit të madh të militantëve të saj nëpër rrjetet sociale.

Në anën tjetër, rënia drastike e përkrahjes për LDK’në i atribuohet zhvillimeve të fundit brenda kësaj partie, si dhe pakënaqësia e votuesve të saj për koalicionin me PDK’në.

Edhe pse pa ndonjë ide të qartë dhe e paprezantuar publikisht, opsioni për një parti të re në skenën politike, tregon se elektorati në Kosovë është në kërkim të alternativave të reja politike, si rezultat i pakënaqësisë me partitë aktuale.

Express do të vazhdojë me matjen e opinionit për çështje të ndryshme relevante me anë të platformave online.

Ky sondazh nuk ka bazë shkencore pasi që të drejtë vote kanë pasur të gjithë përdoruesit e Facebook’ut, por është një matës i mirë i opinionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu