​Udhëheqësit kryesor të ISIS? (Video)

0
2009

Rebelat e IS

Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë me shpejtësi është avanCuar muajve të fundit duke rritur territoret e sundimit në Irak dhe Siri.

Megjithëse koalicioni i kryesuar nga SHBA’të ka nisur sulmet ajror. grupi i njohur për videot e prerjeve të kokës, duket se është duke funksionuar mirë.

Kjo të paktën zbulohet nga dokumentari hulumtues “Death Making” i televizionit Al Arabiya.

Hulumtimi gjeti se 19 nga 20 liderët e ISIS janë nga Iraku, derisa një nga Siria.

Pavarësisht kësaj, qyteti sirian Raqqa është kryeqyteti i grupit.

ISIS udhëhiqet nga Ibrahim Awwad al-Badri, i njohur si Abu Bakr al-Baghdadi, pedagog në studimet islamike dhe imam në Irak.

Ai ishte arrestuar nga forcat amerikane më 2004, dhe pas lirimit iu bashkua Al-Kaidës.

Liderët e tjerë përfshirë Fadel al-Hiyali (Abu Muslim al-Turki), një ish oficer i ushtrisë irakiane tani është zëvendës i Baghdad’it. Adnan Ismail Nejm (Abu Abdurrahman al-Bilaëi), gjeneral zyrtar i ushtrisë së ISIS dhe Abdullah Ahmad al-Mashhadani (Abu al-Qasem), i ngarkuar me ushtarët e huaj.

I vetmi sirian në grup është Taha Sobhy Falaha, i njohur si Abu Mohammad al-Adnani, është udhëheqës i departamentit të mediave të ISIS.

Shiko videon këtu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu