1 tetor 1997, kur Albin Kurti u printe 20 mijë studentëve në protesta (Foto)

0
1133

Albini 1997

Me plot të drejtë thuhet se një ndër qëllimet e drejtësisë është edhe restaurimi i dinjitetit. Para 17 viteve, në Kosovën e robëruar e të shtypur jo vetëm që s’bëhej fjalë për drejtësi, por ajo ishte bërë një shembull i padrejtësisë më të madhe në truallin e Evropës.

Mirëpo, përkundër kësaj, atëbotë në këtë ditë të sotme, pra më 1 Tetor, qytetari i Kosovës ndjehej krenar dhe nuk turpërohej. Atij i ishte kthyer dinjiteti, i ishte kthyer gjëja më e rëndësishme e cila e bën njeriun të dallohet nga gjësendet që e rrethojnë.

Pas jo pak viteve të një heshtjeje absurde në Kosovë kishte rilindur Njeriu në tërë shkëlqimin dhe madhështinë e tij.

Rilindi Njeriu i cili realizohej duke tejkaluar veten. Ai tani mendonte se çka mund të fitojë e jo se çka mund të humbasë, mendonte se si mundet më mirë e jo se si mundet më keq. Ky Njeri dëshmoi se realiteti është përherë realitet njerëzor, dhe se njerëzit e përbëjnë realitetin duke e bërë atë. Njeriu i rilindur më 1 Tetor ishte studenti shqiptar i UP-së. Ishte ky Njeriu i Lëvizjes Studentore.

Ky Njeri i rilindur ishte i gatshëm ta zhbëjë veten e tij për ta bërë botën rreth tij. Ai e ndau në dysh dekadën e fundit të shekullit të kaluar. Ai bëri që të flitet për kohën para dhe pas 1 Tetorit të vitit 1997, periudha këto të cilat qëndronin në një relacion ashtu siç qëndrojnë dëshira dhe vullneti: dëshira si gjendje pasive dhe vullneti si fenomen aktiv në kuptim utilitarist. Dëshira është pritje ndërkaq vullneti është vetëbesim. E kur njeriu ka vetëbesim ai nuk pret më. Mbijetesa për të bëhet e pamjaftueshme. Ai don të jetojë!

Më 1 Tetor 1997 rilindja e Njeriut u shfaq nëpër qytetet anembanë Kosovës të cilat ishin vërshuar nga lumenjtë e bardhë, që marshonin të qetë e dinjtoz. Ata lumenj i përbënin 23.000 studentët dhe mësimdhënësit e UP-së që e kishin gjetur veten duke kërkuar lirinë e tyre, duke kërkuar lirimin e pakusht të objekteve dhe të hapsirës së okupuar universitare. Natyra e artikulimit të kërkesave ishte jodhuna, e cila e zbuloi atë që nuk ishte e fshehur: dhunën mizore të regjimit e shtetit serb.

Albini 1997

Albini 1997

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu