110 mijë kosovarë ikën, 16 mijë u kthyen

0
870

Emigrimi

Afro  110 mijë kosovarë kanë ikur nga vendi në 2014-në dhe gjatë këtij viti.

Megjithatë fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i 2015-së ka shënuar fluksin më të madhë të largimit të qytetarëve nga Kosova.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme përkatësisht nga  departamenti për shtetësi, azil dhe migrim kanë bërë të ditur për Klan Kosovën se 16 mijë prej tyre janë rikthyer në Kosovë.

Por pavaresisht kthimit sipas Sefedin Kuçit, MPB nuk ka përgjegjësi ndaj tyre.

Këto të dhëna u bën të ditura në ditën Ndërkombëtare të Migracionit

Ndërkohë, Kosova ndonëse në numër shumë të vogël ka edhe azilkërkues.

Sipas Kuçit këtë vit azil në Kosovë kanë kërkuar 70 persona kryesisht nga Siria e Iraku të cilët janë vendosur në një strehimore në Magure të Lipjanit, njofton Klan Kosova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu