12 serb dhe 9 kroatë u vranë në mbrojtje të regjimit të Gadafit

0
450

12 serb dhe 9 kroatë që kanë luftuar në anën e Moamer Gadafit janë vrarë në luftimet për qytetin e Misratës.

Kjo bëhet e ditur nga gazeta kroate “Vecernji list” në një reportazh të realizuar nga gazetari i saj në Libi. Sipas të dhënave të siguruara nga gazeta në Misrata kanë qenë 85 luftëtarë të huaj me pagesë që luftonin në anën e presidentit tashmë të arratisur Moamer Gadafi.

“Ndërtesa e Sigurimit ishte e pushtuar nga luftëtarët me pagesë. Ata ishin vrasës profesionistë nga Serbia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Ukraina, Rusia, Kolumbia dhe vende tjera. Ishin gjithsejt 85 veta të armatosur me të gjitha pajisjet ushtarake. Ata ishin vrasës gjakftohtë nga të cilët kemi pasur shumë humbje, derisa po çlironim ndërtesën”, ka rrëfyer Abdelaziz Madini, një udhërrëfyes i gazetarit kroat.

I pyetur se çfarë ka ndodhur me fatin e tyre, Madini ka shpjeguar se disa janë vrarë, por disa janë likuiduar menjëherë.

Ushtarët e huaj me pagesë që janë kapur në Tripoli dhe qytetet tjera janë në burgun e Bengazit dhe pritet dënimi i tyre. Por, burimet e autoriteteve të përkohshme theksojnë se ka shumë prej tyre që janë në liri apo nga ata që kanë ikur drejt Sirtës dhe Ben Validit.

Madini ka shpjeguar për gazetën kroate se ushtarët e paguar të huaj kishin vrarë gjithçka që kishin parë pranë vetes, duke përfshirë njerëz të pafajshëm, gra, fëmijë dhe të moshuar. Vetëm se NATO kur i`a shkatërroi armatimin e rëndë, trupat e kryengritësve kanë mundur të ndërmarrin kundërofensivë dhe të largojnë ata nga qyteti. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu