13 të vdekur dhe mese 30 të plagosur pas dy shpërthimeve në aeroportin e Brukselit (Foto/Video)

0
648

Brukseli

Dy shpërthime kanë ndodhur në aeroportin e Brukselit, zjarrfikësit kanë deklaruar se deri më tani janë 11 të vdekur dhe 25 të plagosur.

Raportohet se në fillim janë dy shpërthime shumë të mëdha në një sallë të nisjes.

Këto shpërthime thuhet se kanë thyer dritaret dhe të gjithë pasagjerët janë tronditur.

“Është e sigurt që aeroporti i Burkselit është në shënjestër të një sulmi terrorist”, ka thënë një gazetar i Sky News.

Shpërthimet erdhën menjëherë pas arrestimit të dyshuarit Salah Abdeslam, pak ditë më parë në po këtë qytet.

Frika ekziston se brenda në aeroport ka ende sulmues tjerë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=y60wDzZt8yg” width=”560″ height=”315″]

Brukseli 1

Brukseli 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu