
Një e mitur e moshës 13-vjeçare është bërë nënë.
Ajo ka lindur dje rreth orës 10 të mëngjes në javën e saj te 33-të të shtatëzanisë në Klinkinën e Qendrës Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Klinikës se Neontaologjisë, Xhevdet Gojnovci ka treguar për Zëri.info se gjendja e foshnjës nuk është stabile, pasi ajo gjendet aktualisht nën kujdesin intensiv.
“Pacientja me vitin e lindjes 2005 ka lindur në javën e 33 të shtazëzënisë dje në orën 10:05 lindje normale gjinia femër. Foshnja ndodhet nën kujdesin intensiv. Statusi i saj është e martuar. Për raste tjera të miturave për këtë vit nuk kemi informata. Pacientja është me prejardhje nga Elbasani ndërsa jeton në Gjakovë”, ka treguar Gojnovci.