14 vite pa Komandant Kumanovën

0
689

Shkup, 26 gusht – Dje janë mbushur 14 vite nga vrasja e Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës, nga forcat e regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

Ismet Jashari lindi në fshatin Orizare të komunës së Kumanovës në vitin 1967 dhe vdiq më 25 gusht 1998 në Luzhnicë.

Në kohen e regjimit komunist shumë shqiptarë ishin të përndjekur, të burgosur, të torturuar, madje edhe të likuiduar.

Shtypja e vazhdueshme mbi popullin shqiptarë do të detyronte popullatën në Kosovë të organizohet në luftë të armatosur kundër regjimit të satrapit Millosheviq.

Dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të bëjë që shumë djem e vajza të radhiten nën emblemën e kësaj ushtrie të lavdishme. Ndër ta ishte edhe Ismet Jashari, djalë i ri dhe shumë modest qe me veprën e tij do t’ia ngritë lavdinë familjes, Orizares, UÇK-së dhe do të bëhet krenaria e Kombit.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje për ta vazhduar shkollimin e mesëm në Kumanovë. Si gjimnazist nis të merret me aktivitet patriotik dhe shpejt bie në sy të pushtetit të atëhershëm dhe përjashtohet nga bankat shkollore, por Ismeti shkollimin e vazhdoj në gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë. Gjatë kësaj kohe vazhdimisht përcillet nga organet e sigurimit shtetëror, për çka edhe detyrohet që në gusht të vitit 1988 të migron në Zvicër, ku vazhdon veprimtarinë e tij patriotike me shume shokë të tjerë të idealit.

Në diasporë, nëpër shumë tubime, demonstrata e ndeja nëpër oda Ismeti do të shprehet: “Liria e një populli fitohet vetëm e vetëm me gjak”. Këtë dëshirë dhe ideal do ta bëjë realitet. U thotë lamtumire te gjithëve me radhe: gruas, vajzave, farefisit, shokëve dhe miqve, te gjithëve qe i donte dhe e donin duke iu përgjigjur thirrjes “ATDHEU NË RREZIK – VENDLINDJA THËRRET” niset për në tokën arbërore dhe radhitet ndër të paret e luftëtareve të lirisë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Me të ishin: Fatmir Limaj, Haxhi Shala, Xheve e Femi Lladrovci e shumë e shumë patriot të tjerë që nga diaspora do të vinin të futen në zonat e okupuara të Drenicës legjendare aty ku Komandanti legjendar Adem Jashari la amanet duke thënë se: “Kurrë këto troje nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë sllave, kanë qenë dhe do të jenë përjetë e mot shqiptare”.

Me 25 Gusht 1998 gjatë një aksioni të guximshëm në Kleçkë ballë për ballë me ushtrinë serbe bie dëshmorë për të mos vdekur kurrë.

Me 25 Gusht 2009 në 11 vjetorin e rënies së tij ish-presidenti Fatmir Sejdiu dekoroi Ismet Jasharin me urdhërin “Hero i Kosovës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu