150 polic të Serbisë në Veri

0
651

Rreth 150 pjesëtarë të Policisë së Serbisë, nga e enjtja pasdite, kanë hyrë në veri të Mitrovicës. Burime të gazetës nga veriu bëjnë të ditur se këto prurje janë në shërbim të ndriçimit të vrasjes së pjesëtarit të EULEX-it, porse pritet të shërbejnë deri në përfundim të procesit zgjedhor më tre nëntor me qëllim të “mbajtjes nën kontroll të situatës së sigurisë” në atë pjesë, sipas anilisteve të mediave, rasti i vrasjes së Policit të mediave esht marr vetem si arsytim sa për të futur Policin serbe në teritorin e Kosovës gjat Zgjedhjeve të 3 Nëntorit 2013.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës e të EULEX-it kanë deklaruar se janë të informuar për diçka të tillë por mediat habiten se esht e mundur që Policia e serbis të hyj në teritorin e Kosovës dhe të kryej hetime në nje teritor të nje shteti të pavarur.
Sipas burimeve të gazetës, pjesëtarët policorë serbë kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet dy pikave kufitare, Jarinje e Bërnjak, dhe po shërbejnë vë veri me rroba civile.

“Për këtë rast institucionet e sigurisë së Kosovës si ato vendore, ashtu ndërkombëtare janë në dijeni. Policët e shtetit të Serbisë të premten dhe të shtunën janë parë duke operuar nëpër veriun e Mitrovicës në Lagjen e Boshnjakëve, ku të premten në mëngjes ka ndodhur një incident. Dhe policët serbë të autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë kontrolluar dhe bastisur disa shtëpi në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës”, kanë thënë burime në kushte anonimiteti.

Burimet, si transmeton reporteri, thonë se cak i këtyre bastisjeve ishin kryesisht personat me të kaluar kriminale dhe ata që janë përfshirë në rrjete të ndryshme të krimit të organizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu