Kryetari i Ferizajt punëson familjar, le në rrugë veteranët e UÇK-së

0
760

Muharrem Sferqa

Fehmi Hajrullahu, veteran i luftës së UÇK-së ka protestuar ndaj qeverisjes së kryetarit të Ferizaj, Muharrem Sfarqa përmes një performance unike në ditën e flamurit me 28 nëntor.

Përderisa Kryetari Sfarqa po ecte me delegacion të tij për të bërë nderime tek varrezat e dëshmorëve, z. Hajrullahu i veshur me uniformen e tij të luftës kishte nxjerr disa pako të cigareve për ti shitur atij. Siç vërehet edhe në fotografi kryetari Sfaqra e njoron plotësisht, pasi z. Sferqa e njihte prei kohesh Fehmi Hajrullahun, të cilen e kishte larguar nga puna pasi ky ishte bere Krytar i Ferizajt.

Kryetari i Ferizajt kishte shkarkuar nga detyra e drejtorit të stacionit të autobusëve z. Hajrullahu, pa ndonjë arsyeje të shëndosh, dhe në vend të tij instaloi, Adem Salihaj, ish kryetar i Komunës së Ferizajt, tani deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kryetari Sfarqa është kritikuar nga shoqëria civile në Ferizaj për keqqeverisje, korrupsion dhe për punësim familjar dhe të militantëve të LDK-së. Ai po shihet si një rikthim i frymës së Adem Salihajt në qeverisjen e Ferizajt.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu