Kush e kishte kërcënuar me jetë Shpend Ahmetin?

0
720

Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është vlerësuar nga një Fondacioni “City Mayors” si Kryetari më i mirë i një Kryeqyteti për muajin janar të këtij viti. Aty përmendet edhe se Ahmeti kishte shpëtuar një përpjekje për ta vrarë në fillim të mandatit të tij.

Por, çka saktësisht i kishte ndodhur Shpend Ahmetit në fillim të mandat?

Kryetari i Prishtinës ishte kërcënuar nga një persoan, por jo drejtpërdrejtë, plani per vrasjen e Shpend Ahmetit ishte nedgjuar në një nga Restoranet e Qytetit të Prishtines dhe behej fjal per Mafian e Ndertimit.

Kërcënimi ishte raportuar, më 19 mars të vitit të kaluar, nga një njeri, por që jozyrtarisht është thënë se ai qe në gjendje të dehur dhe s’bëhet fjalë për diçka serioze.

Vetë kryetari i Prishtinës, kishte thënë se këtë lajm e ka dëgjuar nga organet e rendit dhe sigurisë të cilet ja kann konfirmuar.

“Kërcënim të drejtpërdrejtë nuk kam marrë, por jam informuar nga policia”.

“Është punë e institucioneve. Ata domethënë e bëjnë vlerësimin dhe marrin masat të cilat të duhura. Ne i kemi masat e rregullta të sigurisë në Komunën e Prishtinës, asgjë më shumë asgjë më pak”.

Ndërkohë jozyrtarisht, mediat ate kohe kishin raportuar se është thënë se një person është intervistuar në policinë e Kosovës duke thënë se ka folur për kërcënim në gjendje të dehur, dhe se nuk ka pasur qëllim serioz për të marrë ndonjë sulm kundër kreut të Prishtinës, megjithëse policia nuk flet zyrtarisht për këtë problem dhe e ka lene ne heshtje.

Shpendi ne mediat e huaja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu