Si u aksidentua Ahmeti, flasin dëshmitarë

0
938

Ali Ahmeti dhe Ilir Meta

Dëshmitarë të aksidentit ku pësoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me makinën zyrtare tregojnë versionin e tyre lidhur me ngjarjen. (Video)

Një nga dëshmitarët okularë ka theksuar për INA se rreth orës 9 makina e tipit “Audi A8” ka ardhur me një shpejti të madhe dhe është përplasur në shtyllën e betonit para pikës së pagesës rrugore, për të evituar një përplasje me një makinë tjetër që ishte përpara pikës së pagesës rrugore.

“Kemi dëgjuar një përplasje dhe zhurmë të madhe dhe kemi parë makinën që ishte shtypur me shtyllën mbrojtëse para pikës së pagesës. Në një moment kemi parë se brenda saj ishte Ahmeti dhe shoferi i tij. Më pas makina nga goditja ka nxjerrë tym dhe se ishte ndezur një pjesë e motorit, që me ndërhyrjen e shpejtë është fikur zjarri”, theksoi dëshmitari.

Siç mësohet makina ka lëvizur me shpejtësi më të madhe dhe se në momentin e frenimit të saj para pikës së pagesës rrugore ka rrëshqitur për shkak të rrugës me lagështi dhe akull. Por nga ana tjetër është evituar edhe tragjedi më e rënëd, për shkak të makinave që kanë qenë përpara.(INA)

Makina e Ahmetit

Makina e Ahmetit 1

Makina e Ahmetit 2

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu