Çfarë thotë Adem Demaçi për ikjen e kosovarëve

1
942

adem demaci

Veprimtari Adem Demaçi po e përjeton rëndë largimin e qytetarëve të Kosovës drejt Perëndimit. Ai thotë se qytetarët janë zhgënjyer dhe nuk po ia gjejnë qarën vetit këtu dhe po mësyjnë Perëndimin me shpresë se atje do t’i zgjidhin problemet.

“Qeveria e Kosovës e ka nxjerrë një Ligj për këta që po dalin, për të mos i lënë me dalë. Por një pjesë e njerëzve janë zhgënjyer aq fort sa që nuk po i gjejnë qare vetit këtu, duke menduar se do t’i zgjedhin problemet, e nuk po mendojnë që po shkojnë diku që nuk i presin me dëshirë, diku që nuk janë të ftuar dhe nga diku që një ditë herët ose vonë do të kthehen”, thotë Demaçi.

“Ata do të detyrohen prapë të vijnë në këtë Kosovën tonë kështu siç është me njëqind probleme”, pohon Demaçi.

Sipas tij, mundësia për t’i ndalur duke tentuar që t’i bindin se po gabojnë që po ikin, është e vogël.

“Mundësia për t’i ndalur këta me mjete paqësore, me të mirë e me bindje është mjaft e vogël, sepse në kokat e njerëzve është pjekur një bindje që porsa të dalin në perëndim dika vjen shpëtimi dhe vjen jeta e lehtë edhe largohen me këto problemet që palaviten qytetarët tanë”.

“Nuk është punë e lehtë as për Qeverinë. Mirëpo, duket se me kalimin e kohës do ta kuptojnë ata që janë në rrugë të gabuar dhe do ta ndërrojnë mendimin”, thotë ai.

“Nëse ndodhë që Europa vepron më shpejt dhe i kthen mbrapa ata të cilët nuk ka interes për t’i ndalë, atëherë kjo mund të ndalet. Nëse Europa vepron ngadalë, atëherë kjo mund të zgjasë edhe sa kohë”, pohon veprimtari i njohur, Adem Demaçi.

1 Koment

  1. ASPAK BEFASUESE!!!
    “E paska gjet luga vegshin”!
    (Popullore).
    -Ndërsa, për takimet me s.Millosheviqin, të “Blerimit”, – e “blerimëve ” të tjerë si I. Pjetër Rugoja, Veton Surroi, Fehmi Agani i ndjerë, -dhe krejt soji i tyre i mjerë -fajtorë janë SHP i UÇK-së, që pastaj gjatë luftës i kanë lejuar këta “politikanë mendje-ndritur”, të marrin “hisen” e tyre me pjesëmarrjen në Rambullet, Vjenë e gjetiu-madje pas luftës arritën aq shumë t´u besojnë sa pa pikë mençurie, – i lejuan të futen si mish i keq edhe në udhëheqje të partive të tyre.
    -Siç po shihet, teoria e njohur e “marrjes së kalasë nga brenda” , për spiunët e Serbisë-funksionoj fort me sukses!…
    -Të gjitha këto prapakthime politike-diplomatike i kanë për pasojë dhe prapakthimet tjera të kësaj historie tragjiko-komike të ikjes, ikjes, ikjes -prej vendit tonë; ndërsa të tjerët po i fërkojnë duart, po kënaqen, po shpresojnë që, vërtetë Kosovën do ta bëjnë multi-etnike, apo me nder jush muti-etnike!!!
    -Besoj, lexuesve ju kujtohen përpjekjet e diplomatëve ndërkombëtarë për t´i bërë “kosovarët” bashkë, në politikat e tyre; ata si zakonisht, nuk e kishin as e kanë hallin për ne shqiptarët, Kosovën dhe Viset tjera shqiptare; por me NJËSIMIN pacifisto-titist-pjetër rugoviq-jane, e dinin mirë se shqiptarët do t´i godasin për vdekje; ia shtuan kësaj dhe fitoret politike të Salut , mikut të Serbisë, -për Shqipërinë ishin katastrofale, do t´i godisnin siç i goditën aq sa s´ka ku shkon më zi!!!
    -Tash, shpresoj po e shohim ne shumica e shqiptarëve, -kush ishin, janë dhe do të jenë armiqtë dhe puthadorët e tyre shqipfolës-të këtyre klikave reaksionare; kush ia bëri dhe po ia bën hendeqet e pista kombit tonë, prandaj të mos vajtojmë, të mos dëshpërohemi; jo vetëm të konstatojmë…, por mbi të gjitha . të organizohemi fort- që kësaj mortaje, me prapavija të poshtra anti-shqiptare dhe “njerëzore”, t´ia heqim jo vetëm udhëheqjen nga postet e larta të pushtetit në Atmëmëdheun tonë,-por të punohet për të ecur përpara shqiptarisht , pastaj, të gjithë besëprerët e besëprerat e popullit të japin llogari, para popullit,-për të gjitha këto turpe e krime që kanë bërë ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
    8 Shkurt. 2015

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu