18 çështje gjyqësore kundër ish-presidentit të Tunizisë, Ben Ali

0
881

Autoritet Tuniziane kanë bërë të ditur se do të ngrenë kundër ish Presidentit, Zine al-Abidine Ben Ali 18 akuza të ndryshme, përfshirë akuzat për vrasje paramendim dhe trafik droge.

Ministri i Drejtësisë, Lazhar Karoui Chebbi tha se çështjet e ngritura kundër Ben Aliut, familjes së tij dhe disa ish ministrave arrijnë në 44 në total. Një flet arresti ndërkombëtarë vazhdon të qëndrojë në fuqi për Ben Aliun. Në një intervistë në televizionin publik, Chabbi tha se 18 çështje gjyqësore janë përgatitur të ngrohen kundër ish presidentit, përfshirë këtu konspiracion kundër shtetit, vrasje me vullnet, përdorim droge dhe trafikim.

Ben Ali u rrëzua nga pushteti në janar nga protestat popullore dhe u largu për në Arabinë Saudite. Autoritetet tuniziane kanë bërë me dije se deri më tani kanë arrestuar 33 anëtarë të familjes së tij. OKB-ja ka bërë të ditur se 219 njerëz vdiqën ngjatë protestave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu