Përfaqësues të komuniteteve pakicë joserbe dhe opozita e kanë vlerësuar skandaloze marrëveshjen për drejtësinë, e cila u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, muajin e kaluar, në Bruksel.
Aty flitet vetëm për dy komunitete – shqiptare dhe serbe, duke përjashtuar kështu komunitetet e tjera pakicë, tani dhe pakicat e tjera kerkoin të jene të barabarta si komuniteti serb dhe shqiptar.
Me këtë rast, përfaqësues të pakicës joserbe vlerësojnë se është shkelur Kushtetuta, përkatësisht parimi i mosdiskriminimit, si dhe Ligji mbi gjykatat.
Rrjedhimisht, nëse nuk do të ketë ndryshim, ata nuk e kanë përjashtuar mundësinë që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe instancave tjera ndërkombëtare për interpretim.
Marrëveshja për drejtësinë që u firmos në mëngjesin e 10 shkurtit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq, e dëshmuar nga përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini, u është dërguar deputetëve të Kosovës në adresën e tyre tek të premten e javës së kaluar, me gjithë premtimin e kryeministrit se këtë do ta bënte një ditë pas debatit të zhvilluar në Kuvend, muajin e kaluar.
Sa i përket përmbajtjes, e gjithë marrëveshja në 15 pikat e saj u referohet vetëm dy komuniteteve.
Shqiptaret me Kushtetuten e Atisarit, nuk jan Popull por Komunitet në trojet e veta stergjyshore, juridikisht me neshkrimin e 10 shkurtit, Shqiptaret barazohen me serbet e Kosovës dhe behen Komunitet Shqiptarë.