19 mijë persona i thonë Po pjesëmarrjes në protestën e të mërkurës

0
717

Protestat

Protesta e radhës, e thirrur për të mërkurën më 4 shkurt, po përkrahet edhe përmes rrjeteve sociale.

Vetëm në ‘Facebook’, deri më tani i kanë thënë Po pjesëmarrjes, plotë 19 mijë persona, transmeton zeri.info.

Pritet të shihet nëse po ky numër do të dalë edhe në rrugë të mërkurën.

Por ajo që është vërejtur ditët e fundit, është një përkrahje e madhe nga të gjitha anët për të protestuar të mërkurën, me moton ‘Jabllanoviq jashtë!’, Trepça është e jona!’.

Por nuk janë vetëm këto dy arsye për protesta. Ikjet e mijëra qytetarëve kosovarë nga Kosova për të imigruar në Evropë, kanë shtuar pakënaqësitë ndaj qeverisë, që ka mundësi që të nxjerr në rrugë edhe më shumë qytetarë.

Ndryshe prej protestave të kaluara, pjesëmarrjen e kanë mbështetur edhe nga diaspora, shqiptarët që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës.

Shume bashkatdhetar kan konfirmuar ardhjen me avionë, autobusë e makina dhe janë nisur për të marrë pjesë në këtë protestë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu