Në nderim të heroizmit të Fatlumit dhe shokëve të tij!

0
1023

Fatlumi

Fatlum Vishesella nuk është thjesht dëshmor, ai është një Hero. Fatlumi e zgjodhi vdekjen, kur vendosi ta ndjekë idealin e tij. Rënia e tij nuk ishte as e rastësishme e as në tërheqje. Në fakt, Fatlumi e ndiqte vdekjen, duke e parë në sy atë dhe duke u përballë dhëmbë për dhëmbë me armikun. Jo, rënia e Fatlumit dhe shokëve të tij nuk ishte as çfarëdo rënie, ishte një rënie e vetëdijshme, ndërsa beteja e tyre ishte si beteja e Çerçiz Topullit.
Herozimi i djemëve të Kumanovës i kapërcen heroizmat e hasura më parë ndër shqiptarë. Heroizmi i tyre është tamam heroizëm dhe një sakrificë e veçantë. Aq e veçantë sa që shumëkush nuk do ta ketë as guximin t’ua njohë e t’ua pranojë këtë heroizëm. Politika dhe institucionet do ta kritikojnë e do ta denojnë luftën e Kumanovës, ndërsa këta djem që ranë atje nuk do t’i shpallin zyrtarisht dëshmorë e nuk do t’u ngrehin lapidarë. Por, populli e di dhe do ta kujtojë të vërtetën. E vërteta është se këta djem dhe Fatlumi janë heronj. Në fakt, pikërisht ky mohim që do të ju bëhet nga institucionet do ta madhështojë veprën e këtyre heronjëve.
Prandaj, miq dhe të gjithë ju që e keni njohur Fatlumin, mos qani për rënien e tij, hiqni fotografitë e zeza dhe vendoseni fotografin e Fatlumit dhe emblemën e UÇK-së. Lotët që nxjerrim nuk janë lotë për Fatlumin, janë e qarë për ne të gjallët, ne të zakonshmit që ende nuk e kemi bërë atë që duhet për atdhe.
Fatlumi ishte i jashtëzakonshëm, ai nuk ishte një i zakonshëm sikurse ne, po të ishte Fatlumi i zakonshëm sikurse ne, do të ishte në mesin tonë. Ndërsa po të ishim ne të jashtëzakonshëm si Fatlumi, do të ishim bashkë me atë!
Lavdi!

Fatlumi 1

Fatlumi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu