Shkup, 18 mars – Mediat maqedonase kanë raportuar sot duke u thirrur në burime policore, se po shtypen rreth 2.000 letërnjoftime për banorët e Pustecit, Shqipëri, me adresë banimi në Komunën Qendër të Shkupit.
Sipas informacionit që qarkullon mesditën e sotme, rreth 2.000 maqedonas nga Shqipëria do të pajisen me të drejtën e votës, të cilën do ta munden ta realizojnë në Komunën Qendër.
Afera e tillë është e disata me radhë, pas asaj në Resnjë, Ohër dhe Kërçovë, ku raportohej gjithashtu se po ndodh procesi i “importimit” të votuesve maqedonas nga Shqipëria.
Nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) kanë akuzuar disa herë pushtetin se ka ndërmend të manipulojë zgjedhjet dhe të importojë votues që do t’i jepnin votën VMRO-DPMNE-së.