“O minak, toka jonë është larë me gjak”, “O gjarpër i zi, me kufi mos bënë tregti”, “Oj dudi a ki kufi” – janë tri prej sloganeve që kanë përdorur sot të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një protestë paqësore organizuar para ndërtesës së Qeverisë dhe Presidencës.
Përmes kësaj proteste po e kundërshtojnë nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, marrveshje që Kosovës i humbet territor i madh ne mbjeshket e Rugoves.
Sloganet të shkruara në formë pankarte janë vënë në rrethojat e Qeverisë.
Diellza Hoti, përfaqësuese e të rinjve thotë ta kenë organizuar këtë protestë kundër demarkacionit, dhe ka bere ftes dhe partive te tjera sidomos Partive e te rinjeve që ti bashkangjiten akcionit te AAK-së.