Aktivistëve të VV-së iu bashkohen edhe zyrtarë të lartë të AAK-së (Foto)

0
1057

Opozita

(I plotësuar) – Në mesin e njerëzve që po mblidhen para Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur edhe sekretari i AAK-së Blerim Kuçi, dhe nënkryetari Ahmet Isufi, raporton Indeksonline.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar për të dytën herë seancën e Parlamentit të Kosovës, dhe Kuvendi me urdhër të kryekuvendarit Kadri Veseli ka shkuar në një pauzë gjysëm-orëshe.

para kuvendit

Fillon grumbullimi i aktivistëve të VV-së, tensionohet situata (Foto)

Pas ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje, drejtuar mbështetësve të saj që të mblidhen para Kuvendit të Kosovës, aktivistë, mbështetës e qytetarë kanë filluar të pozicionoheh para Kuvendit.

Në mesin e njerëzve që janë grumbuluar para Kuvendit, janë parë edhe sekretari organizativ i VV-së Dardan Molliqaj, dhe drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla.

Pak më parë Vetëvendosje njoftoi se “pushteti po përgatitet që pas 20 minutash të intervenojë për t’i larguar dhunshëm dhe me polici deputetët e opozitës nga Kuvendi”, transmeton Indeksonline.

Kuvendi i Kosovës ka shkuar për të dytën herë në pauzë, si pasojë e bllokimit të seancës nga deputetët e opozitës. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu