U fol për rifuqizimin e UNMIK-ut, thoshin “s’ka shanse”!
Këshilli i Evropës ka aprovuar rezolutën e propozuar nga Serbia, e cila pos tjerash kërkon fuqizimin e UNMIK-ut.
Gazetari Arben Ahmeti kishte paralajmëruar për rifuqizimin e rolit të UNMIK-ut javë më parë. Por, në një mesazh në Facebook thotë se askush këtë nuk donte ta besonte!
“Kosova sapo pësoi një disfatë klasike në diplomaci. Këshilli i Evropës aprovoi rezolutën e propozuar nga Serbia që pos tjerash kërkon fuqizimin e UNMIK-ut. Të gjitha amendamentet e shteteve mike që do ta zbusnin rezolutën – dështuan. Mos harroni që këta tanët kane qenë të paralajmëruar për zhvillimin para dy javësh. ‘S`ka shansa’, thoshin të bindur në largpamësinë e tyre”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Rezoluta e Këshillit të Evropës është miratuar me 112 vota. /Telegrafi/