Nis gjykimi për rastin ‘Kumanova’

0
996

Kumanova

“Ne sot shpresojmë dhe kërkojmë nga forcat demokratike në Maqedoni që këta njerëz të trajtohen brenda ligjeve si gjithë qytetarët e Maqedonisë. Shpresojmë të mbisundoj drejtësia. Edhe pse nga ky shtet i kriminalizuar kjo është e vështirë, këtë e thonë edhe vetë qytetarët e Maqedonisë”, tha babai i të akuzuarit Muhamet Krasniqi (Komandant Malisheva), Gani Krasniqi

Trupi gjyqësor për ta gjykuar rastin “Lagja e Trimave- Kumanovë” tashmë është caktuar. Gjykata e Shkupit ka miratuar aktakuzën për rastin edhe pse pala mbrojtëse pat kërkuar shfuqizim të akuzës dhe lirimin e të arrestuarve.

Kujtojmë se Avokati i Popullit ka hapur një lëndë për torturë policore ndaj të akuzuarve për të njëjtin rast.

Të akuzuarit do të gjykohen për veprat penale “organizim terrorist” nga neni 394-a dhe për “terrorizëm” nga neni 394-b sipas Kodit Penal i Maqedonisë. Më 7 dhjetor të vitit 2015 që të gjithë 29 të akuzuarit për terrorizëm para Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Themelore Shkupi 1 janë deklaruar se nuk ndjehen fajtor për veprën “terrorizëm”.

Kush po e fsheh të vërtetën për Kumanovën

Media të caktuara  dhe institucionet në Maqedoni po heshtin për ngjarjen e 9 majit në Kumanovë.

Mediat proqeveritare maqedonase po mbajnë të heshtur të vërtetën ashtu siç po qëndrojnë të burgosur nëpër burgjet e Shkupit, Manastirit dhe Prilepit.

Derisa në situatat e tjera të tensioneve, mediat maqedonase kishin vazhduar me storje dhe rrëfime të ndryshme investiguese-policore, në rastin e Kumanovës ka një heshtje të madhe, informon INA.

Prokuroria Publike pasi që ka shpallur masën e paraburgimit për 28 të paraburgosurit, është paralajmëruar që procesi gjyqësor të fillojë në fund të shtatorit.

Autoritetet shtetërore maqedonase kanë përjashtuar mundësinë e hetimeve ndërkombëtare, edhe për këtë ka pasur mesazhe të fuqishme duke përfshirë edhe Berlinin zyrtar dhe personalitete të tjera ndërkombëtare, që kërkojnë të vërtetën se çfarë ndodhi në Kumanovë.

Janë zëra të ndryshëm për involvimin e qarqeve të larta të shërbimeve të sigurisë të Maqedonisë.

Tashmë janë shpallur edhe emrat e disa agjentëve, të cilët u detektuan edhe përmes lansimit të një bisede telefonike midis pjesëtarëve të grupit dhe agjentit sekret të Maqedonisë. Por, autoritetet shtetërore po heshtin, duke mos dhënë detaje.

Diplomatë europerëndimor theksojnë se në këtë mënyrë po tentohet të shmanget vëmendja nga ngjarja e Kumanovës, e cila ishte një skenarë për të destabilizuar vendin.

Ja personat e arrestuar në Kumanovë ndaj të cilëve Prokuroria Publike ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve: 1.Kenan Iseni, Kumanovë 2.Fadil Fejzullahu, Kumanovë 3.Demë Shehu, KOsovë (Juniku) 4.Sami Ukshini, Kosovë (Sokoli) 5.Irfan Lutfiu, Kumanovë 6.Arsim Bajrami, Kumanovë (polic nga Vaksinca) 7.Fadil Elshani , Kosovë 8.Esat Kafexholi, Kosovë 9.Ardijan Bujari, Kosovë 10.Andi Krasniqi, Kosovë (Muhamed Krasniqi- Malisheva) 11.Shefket Avaqi, Kosovë 12.Lirim Demiri, Kumanovë 13.Ajrush Avdia, Kosovë 14.Betim Kartashi, Kosovë 15.Genci Sefa, Shqipëri 16.Lendrit Rustemi, Kosovë 17.Enver Klain, Gjermani (me shtetësi gjermane) 18.Rufki Dogani, Kosovë 19.Nasuf Bekiri, Haraçinë 20.Valdet Zekaj, Kosovë 21.Bajram Elshani, Kosovë 22.Nexhmetin Lika, Tetovë 23.Lirim Krasniqi, Kosovë 24.Sevdail Miftari, Kumanovë 25.Fatmir Reçica, Kosovë 26.Beg Bajra, Kosovë 27.Fejzulla Rushitovski, fshati Brezë 28.Besnik Ajdini, Kumanovë.

Bëhet fjalë për 18 persona, nënshtetas të Kosovës, 2 nënshtetas të Republikës së Maqedonisë me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, 9 nënshtetas të Republikës së Maqedonisë dhe 1 nënshtetas shqiptar me qëndrim në Gjermani. (M.Mellova/INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu