24 Dhjetor…

0
1269

Ky vit i pavarësisë më tepër është vit rehabilitimi i tradhtarëve dhe përçmim i luftëtarëve të lirisë, të cilët e mbrojtën ndrin e kombit me pendë e pushkë, duke mos kursyer edhe jetën.

Përzgjedhja e datës 24 Dhjetor për të bërë përurimin e lapidarit të kryetradhtarit Ahmet Zogu nga nomenklatura berishiane, jep për të hulumtuar edhe ardhjen e tij në pushtet. Ata të cilët kanë qenë jashtë ndikimit të narkozës “demokraci”, e kanë ditur edhe e kanë thënë shumë herë, për të tërhequr vërejtjen se ku po dërgonte kombin dhe shtetin shqiptar ky monstrum “demokrati”. Se i ka parapëlqyer të jetë njeri më me ndikim në udhëheqje të shtetit, këtu nuk ka dilema dhe mu për këtë nuk ka zgjedhur mjete e “intelektual” për ta mbështetur, gjithnjë për t’iu ngritur një lapidar madhështor me dekorata si paraardhësi i tij Zogu.

Çfarë është 24 Dhjetori dhe pse Berisha e zgjodhi mu këtë datë?

Me 24 Dhjetor të vitit 1924 Ahmet Zogu pas marrëveshjes me Nikolla Pashiqin, me ndihmën e Mbretërisë së Serbisë, duke pas me vete teknologjinë e armatimit të kohës, duke pasur me vete oficer të Serbisë, Rusisë, Bjellorusisë, etj., duke pasur me vete edhe ushtar të këtij sorollopi, përmbysi qeverinë e Fan Nolit. Gjatë rrugës për Tiranë nuk kurseu për të vrarë e përndjekur atdhetarët shqiptar, si Bajram Currin, Isuf Gjelilin, por në këtë rrugëtim spastroi edhe atdhetarët të cilët kishin dalë për ta mbrojtur shtetin nga ndërhyrja ushtarake e Serbisë.

Për këtë kremte të madhe të 24 Dhjetorit të këtij viti nuk pati asnjë reagim dhe kjo jep për të kuptuar se nuk kemi të bëjmë me asnjë klasë politike kombëtare në hapësirën kombëtare. Turp i madh dhe nëpërkëmbje të historisë së lavdishme. Nëse ne nuk do të mbrojmë nderin tonë, lavdinë tonë, historinë tonë, mos vallë do ta bëjnë të huajt këtë?

Kjo datë e përzgjedhur për zbulimin e lapidarit të satrapit Zog, ka edhe anën tjetër, të cilën e kam theksuar edhe herëve tjera, rehabilitimin e politikës Serbe kundër shqiptarëve. Nëse askush nuk u ngrit për të mbrojtur Nolin, Bajram Currin, Hsan Prishtinën, Avni Rustemin, Luigj Gurakuqin, etj., ka qenë dashtë të paktën të kundërshtonin rehabilitimin e politikës serbomadhe, që nga Garashanini gjer te Daçiqi, politikë e cila ka marrë me qindra mijëra jetë njerëzish, politik e cila ka djeg e pjek, e shkuar në bajonetë me mijëra shqiptarë pa kursyer moshën, gjininë, pa kursyer djegësen e vendbanimeve dhe shpopullimin e territoreve tona dhe popullimin e tyre me serb, malazezë etj.

Heshtja nuk u ka takuar shqiptarëve, sepse kjo jep për të kuptuar, se vetëm me ndihmën e propagandës së verdh dhe kolonës së pestë mund të vijnë në pushtet. Kjo heshtje sikur fundosi edhe politikën folklorike. Mirëpo këtu heshtën edhe politika shkencore, politikën kombëtare dhe sikur i frikohen Berishës për të kundërshtuar platformën e tij politike.

Dilemat e heshtjes janë edhe nga mos bindje në të vërtetën historike, prandaj edhe i kanë lënë hapësirë Berishës që të shtrijë politikën e vet, qëllim që e kishte që nga fillimi i kyçjes në politik, se miqësinë me serbët dhe grekët e ka dëshmuar kaherë, duke e vënë edhe në pyetje ekzistimin e Shqipërisë londineze.

Deri kur do të heshtët?!!!

 

Prishtinë, 26.12.2012

 

Nga Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu