Të parafundit në rajon për biznes

0
1091

isa-bajrami

Në raportin e fundit të Bankës Botërore (BB) për “Të bërit biznes 2017”, Kosova gjendet në vendin e 60-të derisa para nesh gjenden të gjitha shtetet e rajonit, në përjashtim të Bosnjë e Hercegovinës

Në raportin e fundit të Bankës Botërore për “Të bërit biznes 2017”, Kosova gjendet e parafundit në rajon, ndonëse krahasuar me vitin paraprak është ngritur për katër vende më përpara.

Në vendin e 10-të apo e para në rajon gjendet Maqedonia, duke pasuar nga Sllovenia, e cila është në vendin e 30-të, Bullgaria në vendin e 39-të, Kroacia në vendin e 43-të, Serbia në vendin e 47-të, Mali Zi në vendin e 51-të, Shqipëria në vendin e 58-të, Kosova në vendin e 60-të, si dhe Bosnjë e Hercegovina në vendin e 81-të. Ndërkaq në krye të listës së shteteve më të mira për të bërë biznes gjenden Zelanda e Re, Singapori dhe Danimarka.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se ngritja e Kosovës për katër vende tregon për punën që është bërë në ofrimin e kushteve më të mira për bizneset, shkruan sot Gazeta.

Mirëpo, sipas tyre, vendi ka ngecur në dhënien e lejeve të ndërtimit, energjia elektrike, mbrojtja e investitorëve të vegjël, si dhe zbatimi i kontratave ani pse, sipas tyre, disa ligje që janë miratuar pas majit të këtij viti nuk janë marrë parasysh në këtë raport.

Mustafa: Çdo vit po përmirësohet ambienti

Kryeministri Isa Mustafa gjatë një konference për medie, të mërkurën, ka thënë se raporti i Bankës Botërore tregon se në Kosovë çdo vit po përmirësohet ambienti i të bërit biznes.

“Ka një ndërlidhshmëri dhe bashkëpunim të ngushtë të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat krijojnë kushte që bizneset të veprojnë në mënyrë më të suksesshme të rritet efikasiteti dhe efiçienca e institucioneve karshi ofrimit të bizneseve dhe po ashtu të rritet siguria e të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu