Ahmeti: Liraku e Agimi po tentojnë të hyjnë me dhunë në Trafikun Urban

0
1263

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar se shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Lirak Çelaj dhe shefi i asambleistëve të LDK’së, Agim Gashi, kanë vendosur që sot të shfrytëzojnë ditën e dëshmorëve, dhe të provojnë të hyjnë me dhunë në Trafikun Urban.

Ahmeti ka shkruar se punëtorët nuk po lejojnë që këta njerëz të hynë në ndërmarrje, shkruan Periskopi.

Lexoni reagimin e Ahmetit:

Liraku dhe Agimi paskan vendosë sot me shfrytezu ditën e dëshmorëve me provu me hy me dhunë ne Trafik Urban. Punëtorët nuk po lejojnë që këta njerëz të hynë në ndërmarrje. Pas rehabilitimit të ndërmarrjes po tentojnë të shantazhojnë projektin e rimëkbjes. Sulmet tash janë të përditshme, por së bashku me qytetarë duhet ta ruajmë progresin e qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu