30 Vjetori i LPK-së

0
518

Njoftohen të gjithë ish-anëtarët dhe ish-veprimtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës se të martën, me 17 Janar 2012, në Prishtinë do të shënohet 30 Vjetori i Lëvizjes Popullore të Kosovës.

. Me këtë rast, për të nderuar të rënët për çlirimin e Kosovës do të mbahet një koncert homazh.

.Pas koncertit do të shtrohet një koktej.

Ish-anëtarët dhe ish-veprimtarët e LPK-së për detaje të tjera mund t`i drejtohen Këshillit organizativ për shënimin e 30 vjetorit të LPK-së në numrin e telefonit 044 115 480 (Personi kontaktues Nuhi Paçarizi) dhe në e-mailin: [email protected]

Për t`ia lehtësuar punënKëshillit Organizativ në dërgimin e ftesave ftohen ish-anëtarët dhe ish-veprimtarët e LPK-sëqë të dërgojnë adresat e tyre në e-mailin [email protected]

Këshilli Organizativ që po merret me përgatitjen e këtij përvjetori, takimet I mban çdo të shtunë në lokalet e Klubit Poltik „Afrim Zhitia“ në prishtinë, (lagjja dardania, mbi Kurriz)

KËSHILLI ORGANIZATIV PËR ORGANIZIMIN E 30 VJETORIT TË LPK-së

_______________________________________________________

Ftesë

Ftohen të gjithë ish-anëtarët dhe ish-veprimtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës të marrin pjesë në shënimin e 30-vjetorit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, që mbahet të martën, më 17 janar 2012, ora 18, në Hotel-Emerald, te HIB-Petrol, në të dalë të Prishtinës (magjistralja Prishtinë-Shkup).

Programi

•    Hapja e manifestimit
•    Koncert-homazh në nderim të të rënëve për çlirimin e Kosovës  
•    Koktej për të pranishmit

Këshilli për organizimin e 30-vjetorit të LPK-së
E-mail: [email protected]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu