Ekskluzive: Detaje nga takimi “sekret” 4 orësh ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës

0
445
Ekskluzive: Detaje nga takimi “sekret” 4 orësh ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës

Lideri i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë ditë së djeshme ka zhvilluar një takim 4 orësh larg syve të opinionit.

Kështu bëjnë të ditura burime të Gazetës Blic të afërta me dy partitë politike.

Sipas këtyre burimeve, kryetari i VV-së, Albin Kurti para se të takohej me Mustafën, fillimisht e kishte takuar Vjosa Osmanin.

”Lideri i VV-së, Albin Kurti fillimisht pati një takim me Vjosa Osmanin, për t’i shkuar më pas në shtëpi Isa Mustafës. Ky takim ka zgjatut hiq më pak se 4 orë”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Sipas këtij burimi, në këtë takim Albin Kurti ia kishte prezantuar Isa Mustafës ofertën prej 3 pikash, të cilën e publikoi sot në videomesazhin e dhënë në Facebook.

Sipas këtyre burimeve, mësohet se Isa Mustafa i ka thënë Kurtit se nuk do t’ia japin Ministrinë e Punëve të Brendshme edhe pas zgjedhjes së presidentit nga LDK.

”Pas zgjedhjes së presidentit do të vendosim se cilën ministri do t’ia japin Vetëvendosjes”, citon ky burim Isa Mustafën t’i ketë thënë Albin Kurtit.

Ndërkohë, sot Vetëvendosje para se të konfirmoi se nuk ka marrëveshje me LDK, kishte mbledhur Kryesinë e VV-së.

Albin Kurti pas mbledhjes së Kryesisë pasi që konfirmoj se nuk ka marrëveshje me LDK, ka phblikuar ofertën 3 pikëshe që iu refuzua nga Isa Mustafa.

Kjo ishte oferta që u refuzua nga LDK:

1.Dihet që Vetëvendosje si parti e parë i takon Kryetari i Kuvendit dhe Nënkryetari i parë. LDK-së i takon Nënkryetari i Dytë. Le ta bëjmë rokadën midis Kryeparlamentarit dhe Nënkryetarit të Dytë të Kuvendit: Kryeparlamentarin e merr LDK ndërkaq Nënkryetarin e Dytë VETËVENDOSJE!. Kësisoj, LDK e ka Kryeparlamentarin kurse VETËVENDOSJE! dy nënkryetarë të Kuvendit.

2. Çështjen e Presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo, nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: MPB, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij/saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosje!.

3. Sipas kërkesës së LDK, MKRS ndahet, me ç’rast Kultura dhe Rinia i kalojnë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq, Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë. Pakicat joserbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe Ministrinë për Komunitete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu