40 kosovarë kthehen prapa, Sllovenia nuk i lejon të kalojnë transit, thonë se kanë urdhër nga Zvicra

0
288

Sllovenia nuk po i lejon kosovarët që të kalojnë transit për të shkuar në Zvicër.

Mbrëmë disa qytetarë nga Kosova janë kthyer prapa. Indeksonline ka siguruar një fotografi ku shihen kosovarët duke pritur në kufi.

Një qytetar tregon se rreth 40 kosovarë nuk u lejuan të kalojnë, për shkak të gjendjes së fundit me Covid-19.

“Kemi biseduar me policët kufitar slloven, ata thanë që kanë urdhër nga Zvicra të mos i lejojnë kosovarët të kalojnë”, u shpreh ai për Indeksonline.

Ai thotë që pasi ia kanë vulos pasaportën, policët kufitar të Sllovenisë i kanë bërë disa vija me kimik, për të cilën thotë që nuk e di arsyen.

“Ka pas autobusë pas nesh, të cilët ishin nga Shqipëria dhe Bosnja, ata kaluan pa asnjë problem”, tha qytetari./Indeksonline/

40 kosovarë kthehen prapa, Sllovenia nuk i lejon të kalojnë transit, thonë se kanë urdhër nga Zvicra
40 kosovarë kthehen prapa, Sllovenia nuk i lejon të kalojnë transit, thonë se kanë urdhër nga Zvicra
40 kosovarë kthehen prapa, Sllovenia nuk i lejon të kalojnë transit, thonë se kanë urdhër nga Zvicra
40 kosovarë kthehen prapa, Sllovenia nuk i lejon të kalojnë transit, thonë se kanë urdhër nga Zvicra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu