50 mijë euro i ka kushtuar Tahirit takimi me Berishën

0
457

Edita Tahiri ndaj grave të Zyrës së Kryeministrit është treguar zemërgjerë për festën e “8 Marsit”, por pa prekur kuletën e saj. Ka prekur në të shtetit.

Rreth 50 mijë euro është kostoja publike e shpenzuar për udhëtimin në Shqipëri të autorizuar nga zv.kryeministrja Tahiri, si dhe për ekipin e saj mbështetës. Pjesë e tij ishin 36 femrat që punojnë në zyrën më me rëndësi të ekzekutivit. Ato mbërritën të enjten në Tiranë, e të dielën pasdite janë kthyer në Prishtinë.

Nga atje kanë postuar fotografi në rrjetin social Facebook, madje nga Mali i Dajtit, ku nga Tirana shkohet me teleferik.

Gratë e Qeverisë jo veç që nuk kanë pasur nevojë të fusin dorën në xhep gjatë kësaj vizite, por ato kanë realizuar edhe të ardhura shtesë. Ndonëse ishin pjesë e një udhëtimi, secila nga ato ka realizuar nga dy mëditje. Tarifa për një mëditje (shërbim) të udhëtimit zyrtar në Shqipëri është 209 euro.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, me 8 mars Tahiri bashkë me një shoqëruese u takuan me kryeministrin Sali Berisha. /KD-Shekulli/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu