550 vjet më parë, 8 komandantët që u rropën të gjallë nga turku

0
293
550 vjet më parë, 8 komandantët që u rropën të gjallë nga turku

Ata ishin: Gjin Muzaka (kunat i Skënderbeut), Muzakë Komneni ose Muzaka i Angjelinës (nip i Skënderbeut), Vladan Gjurica (kushëri i Skënderbeut), Moisiu i Dibrës, Gjon Perlati, Nikollë Berisha, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi.

Ja si e tregon thesarmbajtësi i Skënderbeut Demetrio Franco:

“Duke ndjekur trimërisht fitoren, u rrethuan me të shpejtë nga një skuadër armiqsh dhe, mbas një beteje fort të ashpër e të egër me kërdi të madhe mbi armiqtë, me fuqinë e armëve çanë përmes asaj lugine, u ngjitën majë kodrës ku, duke qenë disa njerëz të pashait [Ballabanit] dhe duke i pandehur ata për të krishterë, domethënë për të tyret, u rrethuan përsëri nga shumë turq, prej të cilëve u mbrojtën me trimëri, por më në fund u kapën dhe u shpunë ata kalorës fatkëqij në duart e ndyra të armikut Ballaban, i cili menjëherë i dërgoi në Kostandinopojë te Sulltani.

Me të marrë vesh prijësi Skënderbe, u përdhimtua tejmase dhe dërgoi aty-për-aty një ambasador në Kostandinopojë te Sulltani me lutjen që t’ia kthente tetë robërit, duke i ofruar si shpërblim robër të tjerë nga turqit e tij ose aq argjend sa ata të tetë peshonin. Por ai [Sulltani], i mbushur mllef e tërbim dhe i bërë me dije nga Ballabani për vlerën e tyre të përveçme, nuk deshi t’ia përmbushte kërkesën, madje për inat të tij më të madh urdhëroi t’i rripnin të gjallë pak-nga-pak për t’i munduar e sfilitur edhe më shumë, aq sa vijuan në atë martirizim për pesëmbëdhjetë ditë, në të cilat, duke qenë gjithnjë të vendosur e të patundur, ia dhanë më në fund shpirtin e tyre të shenjtë e të papërlyer Shelbuesit tonë, Jesu Krishtit të Bekuar”.

Nga: Gli Illustri et Gloriosi Gesti, et Vittoriose Imprese, Fatte Contra Tvrchi dal Sign. D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, Prencipe d’Epirro, etc., Vinegia 1584.

Shkruan. Aurel Plasari

550 vjet më parë, 8 komandantët që u rropën të gjallë nga turku
550 vjet më parë, 8 komandantët që u rropën të gjallë nga turku
550 vjet më parë, 8 komandantët që u rropën të gjallë nga turku

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu