64% pro bashkimit, 25 % kundër

0
782

Fondacioni Kult, me qendër në Tetovë, ka prezantuar sot në Tiranë rezultatet e një sondazhi të opinionit publik në republikën e Shqipërisë, në lidhje me pikëpamjet e popullsisë në moshë madhore rreth bashkimit kombëtar dhe përkrahjen e elektoratit për partitë e ndryshme politike të vendit.

“Kampioni i sondazhit u përbë prej 1200 të intervistuarve dhe u përzgjodh në dy faza: 1) Me përzgjedhje të rastësishme u përcaktuan 100 qendra votimi të shpërndara në krejt vendin; 2) Për çdo qendër votimi u përzgjodhën rastësisht 12 shtetas të moshës madhore. Intervistat u kryen faqe-më-faqe në shtëpitë e të intervistuarve. Për intervistim u përzgjodh anëtari i familjes që kishte ditëlindjen më të afërt me datën e intervistimit, për të arritur një kampion me shpërndarje sa më përfaqësues të moshave. Marzhi i gabimit statistikor për këtë kampion është +/- 3.1%,” thuhet në njoftimin e fondacionit.

Rezultate kryesore të sondazhit

1. A doni që bashkimi i Shqipërisë me Kosovën të ndodhë para bashkimit me Evropën?

Po———————64%

Jo———————25%

Nuk e di————–11%

2. A mendoni se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të kryhet para bashkimit me Evropën?

Po————43%

Jo————42%

Nuk e di—–15%

3. Cila parti po bën punën më konkrete për bashkimin sa më të shpejtë të Shqipërisë me Kosovën?

AK————–39%

PD—————32%

PS—————19%

LSI————–2%

PDIU————2%

Nuk e di———6%

4. Në qoftë se zhvillohen zgjedhjet sot, a do të votoni dhe a e keni ndarë mendjen se për cilën parti do të votoni?

Do të votoj dhe kam përcaktuar partinë——————–71%

Do të votoj, por ende nuk e kam përcaktuar partinë——9%

Nuk jam i sigurt nëse do të votoj—————————–5%

Nuk do të votoj————————————————–15%

5. Ju që keni përcaktuar partinë, a mund të na tregoni për cilën parti do të votoni?

PS——————-36.5%

PD——————29.6%

AK——————14.1%

LSI——————4.7%

FRD—————–4.1%

Tjetër—————3.2%

Nuk tregon———7.8%

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu