7-10 deputetë të PDK-së nuk do të votojnë Gjykaten Speciale

0
622

PDK

Gjykatës Speciale, e cila do të merret me hetime ndaj disa ish-luftëtarëve të UÇK-së të dyshuar për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999, do të dërgohet për votim këtë të premte në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, këtë gjykatë përveç deputetëve të opozitës po e kundërshtojnë fuqishëm edhe shumë deputetë të pozitës, veçanërisht të PDK-së, të cilët kryesisht janë të rajonit të Drenicës.

Burime të sigurta të Veriu.info bëjnë të ditur se kundër themelimit të kësaj gjykate do të votojnë Ganimete Musliu, Nait Hasani, Fadil Demaku, Nuredin Lushtaku, Bekim Haxhiu, Flora Brovina, Raif Qela, ndërsa të pavendosur janë Xhehvahire Izmaku, Blerta Deliu e Rafet Rama.

Deputetja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhevahire Izmaku, në një prononcim për Veriu.info ka thënë se ende nuk ka vendosur se a do të votoj për apo kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

“Sa i përket votimit, unë ende nuk jam e sigurt në votimin që do të bëjë, sepse nuk e kam parë asnjë draft të ligjit, asnjë nen te tij. Mirëpo, kjo mbetet të premten të dihet për publikun. Mendoj se kjo gjykatë është fitore e armiqve tanë ndaj Kosovës si shtet, pasi që kjo gjykatë është gjykatë politike, dhe duke u bazuar në veprimet e deritashme të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, pak besoj në vlerat e drejtësisë reale në të”, ka thënë Izmaku, duke treguar se fakti që ajo vjen nga Vushtrria ku është kryer masakra e Studimes e bënë më të vështirë këtë votim.

“Për 4 vite rresht e kam ngritur çështjen e masakrave të kryera në komunën tonë, e veçanërisht të masakrës së Studimës. Ju kam drejtuar edhe Eulex-it, duke u referuar në hetimet dhe dëshmitë që KMLDNJ në Vushtrri i ka bërë me vite radhazi, në dokumentet me faktografi që ky këshill i ka dorëzuar në prokurori vendore e ndërkombëtare, dhe asnjë kriminel nuk është dënuar për to. Unë mendoje se edhe partnerët tanë të cilët na ndihmuan në çlirim dhe bërje të shtetit, e bënë shumë joracionale kërkesën ndaj nesh, duke kërkuar të votojmë një trup i cila do ti gjykoj shumë luftëtarë të lirisë, derisa drejtësia ndërkombëtare nuk do gjykoj ende Serbinë, e cila bëri luftë me ombrellë shtetërore. Ndërsa në rastin tonë, flitet për aktivitete të këqija të cilat eventualisht mund t’i kenë kryer individ, mirëpo kjo dallon nga një luftë e një pushteti hierarkik i cili përdori gjithë forcën ushtarake kundër një popullate civile”, tha Xhevahire Izmaku.

Edhe deputetja tjetër e PDK-së, Blerta Deliu, ka treguar për Veriu.info se ende nuk ka vendosur se a do të votoj për apo kundër themelimit të kësaj gjykate. “Unë ende nuk ka vendosur se si do të votoj. Ne ende nuk kemi marrë kurrfarë materiale për seancën e së premtes, mirëpo nesër e kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe aty do të vendosim se si do të votojmë”, ka thënë Deliu.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se parimisht është që ta votoj themelimin e Gjykatës Speciale, por që mendon se ka nevojë që kjo gjykatë t’i hetoj edhe vrasjet e pasluftës. “Unë parimisht jam për. Por mendoj që kjo gjykatë duhet ti hetoj edhe vrasjet politike të pasluftës”, ka thënë Gashi.

I pyetur se a ka kërkuar nga ministrat e Ministrisë së Drejtësisë në periudhën 2001-2007 që të bëjnë presion për ndriçimin e këtyre vrasje, ai ka thënë: “Po, por si duket kjo ka qenë e pamundur”.

Në anën tjetër, ish deputeti i PDK-së, i cili tash është deputet i pavarur, Shaip Muja, është përgjigjur me ironi se a do të votoj themelimin e Gjykatës Speciale, duke aluduar se do të votoj kundër. “Shikoni deklarimet e mia prej raportit të Dick Martyt e deri më sot, e pastaj ma bëni pyetjen”, ka thënë Muja për Veriu.info.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se themelimi i kësaj gjykate në seancën e së premtes është shumë në rrezik, pasi që edhe 3-4 deputetë të LDK-së do të votojnë kundër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu