90 cent për të (mbi)jetuar në Kosovë

0
666

Banka Botërore, rreth 34%-48% e qytetarëve të Kosovës jetojnë nën kufirin e varfërisë, kurse 12% në varfëri të skajshme.

Behxhet Gaxiqi: “Inflacioni pothuajse i trefishuar në muajt e fundit dhe shkalla e papunësisë prej 45% në rritje e sipër me 73% tek te rinjtë (57% te femrat dhe 41% te meshkujt), thellojnë varfërinë”.

PRISHTINË-Papunësia ka rritur përqindjen e varfërisë në Kosovë. Të prekura më shumë janë familjet e mëdha, aty ku ka numër të madh të të papunëve në familje, si edhe personat me shkallë të ulët arsimore e femrat kryefamiljare.

Skajet e varfërisë

Sipas statistikave të Bankës Botërore, rreth 34%-48% e qytetarëve të Kosovës jetojnë nën kufirin e varfërisë, kurse 12% në varfëri të skajshme. Përqindja e varfërisë është më e lartë në familjet e mëdha, tek ata me shkallë të ulët të arsimit dhe te kryefamiljaret femra.

Të jetosh me 90 cent në ditë

Sipas Nora Sahatçiut, eksperte për Koordinim e OKB, në Prishtinë: “Megjithëse të dhënat janë të tre viteve paraprake dhe Banka Botërore së shpejti pritet të dalë me statistika të reja, aktualisht kemi një fluks në mes të 34% dhe 48% të varfërisë relative, dmth njerëz, që jetojnë me 1.5 euro në ditë, kurse varfëria e skajshme me ata që jetojnë me 90 cent në ditë është 12% deri në 14%. Të dhënat ndryshojnë varësisht nga agjencitë e OKB% dhe janë bërë para regjistrimit të popullsisë më shifra të përafërta. Por, Banka Botërore do të dal me raport të ri në nëntor të këtij viti”.

Arsyet

Sipas koordinatores Sahatçiu, arsyet përse Kosova ballafaqohet me shifra të tilla varfërie janë resurset e limituara financiare dhe kriza globale. “Por, jo gjithmonë problemet zgjidhen me të holla. Shumë gjëra, mund t’i bëjmë me burimet ekzistuese financiare dhe natyrore . Pengesat më të mëdha janë ligjet, të cilat edhe pse të përpiluara me standardet më të reja europiane nuk po zbatohen si duhet në nivel lokal. Prandaj ka ngecje në përafrimin e jetës së dinjitetshme për qytetarët e Kosovës”.

Ulet numri i familjeve që përfitojnë ndihmë sociale

Sipas Ministrisë për Punë dhe Mirëqenien Sociale, familjet me nëna kryefamiljare, niveli i ulët i arsimimit dhe mungesa e zhvillimit të zonave të thella, janë faktorë të rritjes së varfërisë. Por bazuar në zvogëlimin e numrit të familjeve që përfitojnë nga asistenca sociale, ka rënie të varfërisë krahasuar me të kaluarën, pohon Behxhet Gaxhiqi, këshilltar në MPMS të Kosovës. “Në vitin 2008 kemi pasur 37,000 familje me asistencë sociale, ndërsa tashmë kemi 32 000, pra 5000 më pak. Kjo ka ndodhur pas një verifikimi të saktë nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale të familjeve të cilat me të vërtet i plotësojnë kriteret”.

“Inflacioni pothuajse i trefishuar në muajt e fundit dhe shkalla e papunësisë prej 45% në rritje e sipër me 73% tek te rinjtë (57% te femrat dhe 41% te meshkujt), thellojnë varfërinë. Ndërsa, përpjekjet për zvogëlimin e këtyre shifrave, qoftë me donatorë apo me buxhetin e qeverise, vazhdojnë”, thotë z. Gaxhiqi.

/Deutsche Welle/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu